Ekipi i drejtuar nga Besnik Hasi, Amedspori, është lider i ri në Superligën e Turqisë.
Amedspori të dielën në kuadër të javës së gjashtë e mposhti Beshiktashin në shtëpi me rezultatin 3:2.
Me këtë fitore, Amedspori del në pozitën e parë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe Galatasaray në pozitën e dytë.
Beshiktashi ka 12 pikë në vendin e tretë.
Tek Amedspori ndeshjen e kompletuan dy futbollistët e Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Te Beshiktashi në minutën e 71-të u inkuadrua Milot Rashica. Ai nuk ishte paraqitur në katër ndeshjet e kaluara të Beshiktashit.
Edhe
Hasi i përgëzon lojtarët për fitore
Golat për Amedsporin i realizuan Gift Orban, Dia Saba dhe Furkan Soyalp.
Për Beshiktashin shënuan Dushan Vlahoviq dhe Orkun Kokçu.