Me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar që mban emblemën e UÇK-së është karakterizuar nata e pestë e protestave në sheshet e Prishtinës.
Protestuesit edhe të dielën si netëve tjera kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrime “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi” e “Liria ka emër”.
Gjithashtu në protestë është parë një numër i madh i zyrtarëve policorë.
Në protestë gjatë mbrëmjes të së dielës ka marrë pjesë reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, i cili para protestuesve ka shprehur mirënjohje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
“Një falënderim për luftën që e kanë bërë këta njerëz të mëdhenj, që sot padrejtësisht janë dënuar. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. UÇK, UÇK”, ka thënë Vula para protestuesve.
Protestat po mbahen nga data 16 shtator, kur edhe u dha vendimi dënues për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veseli e Rexhep Selimin, të cilët u dënuan për krime të luftës nga Gjykata Speciale.
-
Tetë net protesta kundër vendimit të Speciales
-
Protestë para selisë së OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales
-
Një javë protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së
-
Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
-
Studentë nga e gjithë Kosova bëjnë thirrje për drejtësi dhe unitet