Horoskopi/ Një ditë me emocione, takime dhe probleme financiare për disa shenja
Dashi Do jeni gjithë kohës ne trysninë e partnerit tuaj sot dhe do detyroheni te bëni ato qe ai do ju thotë. E gjithë kjo pë...
Dashi Do jeni gjithë kohës ne trysninë e partnerit tuaj sot dhe do detyroheni te bëni ato qe ai do ju thotë. E gjithë kjo pë...
Ka dy gjëra që duhet të na bëjnë të mendojmë shumë seriozisht rreth asaj që Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi ...
Një qytetar ka denoncuar pranë “Piranja News”, mbetjet e shumta pranë Pallatit të Sportit në Durrës, i mbuluar me mbet...
’Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me...
Një burrë shqiptar u vra në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Baldissero d'Alba, nga pronari italian i nj&eum...
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin v...
Ai dëgjoi zhurma që vinin nga oborri në mes të natës dhe, pasi doli për të kontrolluar, thuhet se pa katër ose pesë...
Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashki...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme po shndërrohen n...

Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria aktuale e ka bërë integrimin në BE premtimin e saj kryesor.
Në fakt, procesi formal ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit: Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe në korrik 2026 mbylli përkohësisht tre të parët.
Por ka të paktën një tregues ku Shqipëria jo vetëm e ka arritur Europën, por tashmë e ka kaluar: çmimet e ushqimeve.
Në vitin 2025, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 103% të mesatares së Bashkimit Europian, duke kaluar për herë të parë referencën e 100%. Pra, një shportë ushqimore që mesatarisht kushton 100 në BE, në Shqipëri kushton rreth 103, e matur sipas standardeve të fuqisë blerëse.
Në vitin 2016, kur u shënua niveli më i ulët që nga viti 2005 (kur raportohen të dhënat më të hershme), çmimet e ushqimeve ishin sa 66% e mesatares së BE-së. Në 9 vjet, treguesi u rrit me 36 pikë përqindje.
Ndërkohë, PBB-ja për frymë e Shqipërisë në 2025 ishte vetëm 43% e mesatares së BE-së, ndërsa konsumi individual aktual për frymë (AIC), që reflekton më mirë fuqinë reale të konsumit të familjeve, ishte 48%, nga përkatësisht 30% dhe 37% në 2016, duke mbetur ndër të fundit në Europë.
Çmimet bënë rrugën drejt Europës shumë më shpejt
Ecuria afatgjatë e bën kontrastin edhe më të dukshëm. Në vitin 2005, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte vetëm 73.8% e mesatares së BE-së. Në vitet që pasuan, madje pati një periudhë kur diferenca me Europën u zgjerua: në 2013-2015, ushqimet kushtonin vetëm rreth 67% të mesatares europiane.
Më pas tendenca ndryshoi. Nga 67.7% e mesatares së BE-së në vitin 2015, indeksi i çmimeve të ushqimeve u ngjit në 81.2% në 2019, në 84.9% në 2022, në 90.7% në 2023, pothuajse u barazua me BE-në në 2024 me 99.6% dhe në 2025 e kaloi atë, duke arritur në 102.9%.
Në të njëjtën periudhë, treguesi i konsumit/të ardhurave reale për frymë në raport me BE-në u përmirësua shumë më ngadalë: nga rreth 38% në 2015 në 48% në 2025, vetëm 10 pikë përqindjeje.
Gjatë kësaj periudhe, çmimet e ushqimeve u afruan me Europën mbi tri herë më shpejt sesa fuqia ekonomike e konsumatorit shqiptar.
Por dhe kërcimi i viteve të fundit i të ardhurave duhet lexuar edhe në dritën e rishikimit të popullsisë pas Censusit 2023. Numri i banorëve rezultoi rreth 2.4 milionë, nga 2.8 milionë në Censusing e vitit 2011, çka, për të njëjtën madhësi ekonomie apo konsumi, rrit automatikisht vlerën e treguesve për frymë.
Për rrjedhojë, një pjesë e përmirësimit është statistikore dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht një rritje me të njëjtën masë të mirëqenies reale të individëve.
Shqipëria, përjashtimi i rajonit
Shtrenjtimi nuk është thjesht një pasojë e faktit që i gjithë Ballkani Perëndimor po konvergon me çmimet europiane.
Në vitin 2025, Shqipëria ishte i vetmi vend i rajonit ku çmimet e ushqimeve e kishin kaluar mesataren e BE-së. Serbia ishte në 96.6% të mesatares europiane, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina në 84.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut në vetëm 74.3%.
Dhe hendeku vazhdon të zgjerohet. Në korrik 2026, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% me bazë vjetore, pesë herë më shpejt se mesatarja e BE-së prej 0.6%. Në Serbi, ndërkohë, çmimet e ushqimeve ishin 5.6% më të ulëta se një vit më parë dhe në Maqedoninë e Veriut 0.3% më të ulëta.
Iluzioni i rritjes së të ardhurave
Edhe pse të ardhurat për frymë janë rritur shpejt dhe Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë në rajon në terma nominalë, me 11.2 mijë dollarë për frymë në 2025, fuqia reale blerëse mbetet dukshëm më e ulët.
Kur korrigjohen sipas çmimeve, Shqipëria zbret në vendin e katërt, me vetëm 23.4 mijë dollarë ndërkombëtarë për frymë, shumë poshtë Maqedonisë së Veriut me 29.7 mijë.
Arsyeja është se vendi është shtrenjtuar shumë shpejt: niveli i përgjithshëm i çmimeve arriti në 72.6% të mesatares së BE-së, ndërsa çmimet e ushqimeve në 102.9%, duke bërë që rritja e të ardhurave të përkthehet në një fuqi blerëse shumë më të kufizuar.
/ Monitor
Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Moti i mirë d...
’Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me...
Të premten në mesditë, në një nga sallat e kryeministrisë ishin ftuar pronarët e supermarketeve, që prej dy javësh ...
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Pas vrasjes së 44-vjeçarit me armë zjarri dhe plagosjes së një 73-vjeçari, i cili mbeti i lënduar rastësisht, Drejto...
Një konflikt për motive sentimentale ka përfshirë gjashtë persona të shtunën në mbrëmje pranë një lokali ...
Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kateg...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasojë e kësaj janë...
Ai dëgjoi zhurma që vinin nga oborri në mes të natës dhe, pasi doli për të kontrolluar, thuhet se pa katër ose pesë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, në ujërat e lumit Setë. Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa po...