Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vjosa Osmani takohet me djalin e Trump në New York: Prania në këto organizime hap mundësi për investime në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Vjosa Osmani takohet me djalin e Trump në New York: Prania në
Vjosa Osmani dhe Donald Trump JR

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e djeshme me Donald Trump JR, djalin e madh të presidentit Donald Trump. Ky takim është zhvilluar në kuadër të hapjes të “Qatar Economic Forum, Poëered by Bloomberg”, në New York.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë forum, me ftesë të Kryeministrit të Katarit dhe Bloomberg, janë mbledhur liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane e ndërkombëtare.

“Sot, në New York, pata nderin të jem pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, me ftesë të Kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.

Në një kohë të transformimeve të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, ky forum sjell së bashku liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe kompanitë më të mëdha amerikane e ndërkombëtare, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që po formësojnë ekonominë dhe sigurinë globale.

Prania në këto organizime është mundësi për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, për të kërkuar përkrahje për Kosovën dhe për të hapur horizonte të reja për investime dhe zhvillim.

Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, shkroi osmani në “Facebook”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese