E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”, ku një këmbësore ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet, me drejtues shtetasin F.Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e aksidentuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.