CDU e Merz pëson humbje historike, AfD triumfon në Mecklenburg, e Majta fiton Berlinin
Zgjedhjet e fundit rajonale në Gjermani kanë sjellë ndryshime të ndjeshme në skenën politike, me të Majtën që del forcë e parë në Berlin dhe AfD që kryeson në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore.
Në Berlin, sipas projeksionit të fundit të Infratest dimap, e Majta renditet e para me 25.7% të votave. CDU vjen e dyta me 18.8%, ndërsa AfD siguron 16.3% dhe të Gjelbrit 14.3%. SPD-ja zbret në 12.1%, ndërsa BSW kalon me një diferencë të ngushtë pragun për të hyrë në parlamentin e landit.
Ky rezultat nënkupton se koalicioni i mëparshëm CDU-SPD në kryeqytet nuk ka më shumicën.
Në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, AfD kryeson me 38.2%, e ndjekur nga SPD me 35.5%. CDU pëson një humbje të thellë, duke regjistruar 4.9%, rezultati më i dobët i saj në historinë e këtij landi. Ndërkohë, e Majta, të Gjelbrit dhe BSW qëndrojnë rreth ose pak mbi pragun elektoral për hyrjen në parlament.
Rezultatet e dy landeve shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në raportet politike dhe pritet të ndikojnë në formimin e koalicioneve të ardhshme.
Zhdukja e Madeleine, i dyshuari kryesor flet për herë të parë: Po shisja drogë! Policia më ndaloi 3 herë
Partia e Merz pëson tjetër humbje
Irani mbyll qendrën e gjuhës frënge në Teheran, akuza për aktivitete të paligjshme
- 07:17 Të shtëna pranë një sinagoge në Kanada, plagosen dy persona
- 07:12 Zjarr në një fabrikë në Kinë, tetë të vdekur
- 06:25 Nëna e 19-vjeçarit që humbi jetën nga mbidoza akuzon ChatGPT
- 05:40 Videot vertikale fitojnë audiencë, por studimet ngrenë shqetësime për vëmendjen
- 02:08 “Na ndihmoi Zoti, do të na ndihmojë edhe AI”, si grupi terrorist Boko Haram përdori ChatGPT për sulme
- 22:21 Më pak debate, më shumë video të shkurtra në fushatën presidenciale në Brazil. Ekspertët shqetësohen për mungesën e mesazhit