Zgjedhjet në Rusi/ Partia e Putinit kryeson me 57.5%, qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit
Rusia kërcënon Ukrainën: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve me dronë ukrainas...
Rusia kërcënon Ukrainën: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve me dronë ukrainas...
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Rezultati në Mecklenburg është katastrofë, por nuk do të tërhiqem nga drejtimi i...
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
Flon Kastrati ftoi të gjithë studentët, rininë dhe qytetarët t’i bashkohen marshit paqësor, ndërsa njoftoi do të shpaloset edhe një memorandum prej gjashtë pikash.
PRISHTINA- Vendimi i Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, ka ngjallur revoltë dhe protesta. Në kuadër të kësaj, studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me studentë të universiteteve të tjera, kanë paralajmëruar një protestë paqësore sot në Prishtinë. Përmes kësaj ata bëjnë thirrje për unitet dhe drejtësi.
Gjatë një konference për mediat nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ata kanë deklaruar se protesta do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”. Flon Kastrati ftoi të gjithë studentët, rininë dhe qytetarët t’i bashkohen marshit paqësor, ndërsa njoftoi do të shpaloset edhe një memorandum prej gjashtë pikash.
“Ky marsh është thirrje për unitet dhe e ka në qendër unitetin si e vetmja zgjidhje deri në fjalën e fundit të drejtësisë. Studentët e UP-së, së bashku me universitetet e tjera publike dhe private, kanë përgatitur edhe një memorandum prej 6 pikash, i cili do të lexohet nga kolegët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni”, tha ai.
Ndërsa, Donart Humolli nga Parlamenti Studentor, u shpreh se ndiejnë detyrim moral dhe përgjegjësi qytetare që ta ngrenë zërin ndaj një vendimi. Ai tha se ata kërkojnë hetim dhe monitorim të detajuar të procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tij, një proces i tillë meriton transparencë maksimale dhe syrin vigjilent të botës demokratike, për të garantuar se nuk po prodhohet një padrejtësi historike
“Njëkohësisht, kërkojmë hetim dhe monitorim të detajuar të procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Besojmë fuqimisht se ky vendim dënues ka qenë i padrejtë dhe bie ndesh me parimet e drejtësisë, duke cenuar vetë themelet e historisë sonë të lavdishme çlirimtare dhe luftës sonë mbrojtëse. Një proces i tillë meriton transparencë maksimale dhe syrin vigjilent të botës demokratike, për të garantuar se nuk po prodhohet një padrejtësi historike”, tha Humolli.
Studentët kanë bërë thirrje për partitë politike që të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, në mënyrë që të vendosin unitetin mbi interesat ditore./Dosja.al
Foto ilustruse ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Para...
Foto ilustruse Mijëra njerëz kanë dalë në sheshin kryesor të Prishtinës të dielën në natën e pest&eu...
Nëna e Aurora Tilës ITALI- Gjykata e Apelit e Bolonjës e uli nga 17 në 15 vjet dënimin për autorin e vrasjes së...
Foto ilustruse Ndryshe nga sa nisi, sezoni veror i këtij viti po mbyllet me një tablo pozitive për turizmin. Pas një qershori të z...
Grafiku Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria ...
Foto ilustruse TIRANA- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjell&eum...
Foto ilustruse Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme po ...
Pamje TIRANA – Qytetarët kanë mbyllur protestën e 113-të kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkuar dorëh...
Pamje TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë në kuadër të protestës së 113-të. Gjatë ...
Roberto Mollo ITALI- Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian i cili gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që k...