• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “lan duart” me Vlora Hysenin: Nuk bëjmë avokatinë e askujt, lirohet nga detyra

15:39 : 22/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Nga Nju Jorku, Rama tha se është informuar për masën e kërkuar nga SPAK dhe se pret që çdo dyshim ndaj drejtueses së SHISH të hetohet dhe të zbardhet deri në fund përmes procesit gjyqësor.

Në të njëjtën kohë, Rama njoftoi se Vlora Hyseni do të largohet menjëherë nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Sipas tij, vendimi formal do të merret sapo të rikthehet në Tiranë.

Reagimi i Ramës:

Lexo edhe:

Lala zbardh dosjen e Vlora Hysenit: Informacionet sekrete që i jepte Ergys Agasit

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Shkullaku: Shteti kontrollohet nga krimi i organizuar

Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.

Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj. E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë. Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Etiketa: Edi Ramavlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala zbardh dosjen e Vlora Hysenit: Informacionet sekrete që i jepte Ergys Agasit

22:57 : 22/09/2026
AKTUALITET

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Shkullaku: Shteti kontrollohet nga krimi i organizuar

22:43 : 22/09/2026
AKTUALITET

Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbaixhanin! Misteri i udhëtimit të Vlora Hysenit

22:42 : 22/09/2026
AKTUALITET

Gazetarja zbulon detaje nga dosja e Hysenit: Dyshohet për komunikime me Agasin kur ishte në kërkim

22:05 : 22/09/2026
AKTUALITET

Bushati: Ja si e krijoi Rama më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit

21:30 : 22/09/2026
AKTUALITET

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:19 : 22/09/2026
Para

Euro vijon “rrokullisjen”, prek rekord të ri në vlerën e 91.4 lekëve

TË GJITHA

Horoskopi, 23 shtator/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 22/09/2026

Lala zbardh dosjen e Vlora Hysenit: Informacionet sekrete që i jepte Ergys Agasit

22:57 : 22/09/2026

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Shkullaku: Shteti kontrollohet nga krimi i organizuar

22:43 : 22/09/2026

Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbaixhanin! Misteri i udhëtimit të Vlora Hysenit

22:42 : 22/09/2026

Maqedonia e Veriut arreston ish-luftëtarin e UÇK-së

22:33 : 22/09/2026

Turisti i huaj ‘tallet’ me shqiptarët që shohin shtrembër

22:25 : 22/09/2026

Flakët jashtë kontrollit në Lalz, rrezikohen banesat

22:11 : 22/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com