Kronikë
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat, ndërhyjnë zjarrfikësit

Mbrëmjen e sotme në fshatin Lazarat, Gjirokastër është regjistruar një zjarr problematik ndërsa flakët rrezikuan edhe shtëpitë.
Zjarri me përmasa të konsiderueshme kishte përfshirë barishte dhe shkurre.Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje u nis grupi i shërbimit zjarrfikës.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e zjarrit dhe bënë të mundur ndalimin e përhapjes së tij në drejtim të banesave.
Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të tij dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




