E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Eurodeputetët shkojnë në Zvërnec, informohen për projektin e Kushner që ka shkaktuar protesta

Në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Shqipëri, eurodeputetët kanë vizituar Zvërnecin. Anëtarët e Komitetit të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, së bashku me disa prej ligjvënësve të vendit, si nga opozita ashtu dhe nga mazhoranca, kanë vizituar nga afër zonën ku është parashikuar projekti i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

I pari që mbërriti ishte eurodeputeti Fredi Beleri, i cili bëri me dije se situata po ndiqet me vëmendje, ndërsa shtoi se ai ishte kundër projektit të Kushner.

“Unë jam pro çdo investimi kur bëhet me ligjet dhe normat e shtetit të së drejtës. Të respektohet mjedisi dhe biodiversiteti i zonës”, tha Beleri.

Projekti i Kushner në Zvërnec ka tërhequr edhe vëmendjen e Unionit, ndërsa qeveria shqiptare është shprehur se çdo vendim do të merret në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian.

Prej muajsh, aktivistë e qytetarë protestojnë kundër investimit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.