Formacioni i javës së 5-të Superiores, FSHF zgjedh më të spikaturit

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së pestë të Superiores, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave.
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur 11 futbollistët që spikatën më shumë në pesë sfidat e zhvilluara, duke e ndërtuar formacionin në skemën 4-3-3.
Në portë është përzgjedhur Paul Bernardoni i Teutës, ndërsa në repartin defensiv janë Kleart Grazhdani (Skënderbeu), Eljon Sota (Egnatia), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Ysni Ismaili (Dinamo City).
Mesfusha plotësohet nga Ergis Arifi i Teutës, Abbas Ibrahim i AF Elbasanit dhe Karim Loukili i Egnatias, tre lojtarë që lanë gjurmë me paraqitjet e tyre gjatë kësaj jave.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bernard Karrica i Vorës, Mmesoma Umejiego i Teutës dhe Redon Xhixha i Tiranës.
Në krye të skuadrës së javës është vendosur trajneri i Teutës, Edlir Tetova, i cili u vlerësua për paraqitjen e ekipit durrsak dhe fitoren ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Formacioni i javës – 4-3-3
Bernardoni
Ismaili – Dita – Sota – Grazhdani
Arifi – Abbas Ibrahim – Loukili
Karrica – Umejiego – Xhixha
Trajner: Edlir Tetova




