E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërkuan lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm jep masën e sigurisë për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun, të cilët e kishin ankimuar.

Agasi, i cili ra në prangat e policisë më 26 gusht pasi ishte në kërkim nga SPAK prej 8 muajsh, akuzohet se bënte pjesë në grupin kriminal që abuzoi me tenderat e AKSHI-t. Ndërsa Shpataraku, njihet si njeriu i besuar i Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Sot SPAK ushtroi kontrolle edhe në banesën e këtij të fundit, ndërsa më pas u paraqit vetë në Prokurorinë e Posaçme.

Shpataraku drejtonte makinën luksoze ku po udhëtonte me Agasin kur blutë i ndaluan në zonën e Plepave në Durrës. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Vendimi:

Reklamë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të sigurimit, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.