E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Mos harroni, vëllai im dha zemrën për Zvicrën” – Taulant Xhaka në mbrojtje të vëllait të tij, Granitit

Granit Xhaka po përballet me një situatë të vështirë në Zvicër, pas pranimit se në vitin 2022 kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

Mesfushori i Sunderlandit rrezikon pasoja ligjore për këtë shkelje, ndërsa çështja ka marrë vëmendje të gjerë në Zvicër.

Në këtë moment del në krah të vëllait të tij edhe Taulant Xhaka.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh mbështetjeje, duke theksuar se gabimet janë pjesë e jetës dhe se e rëndësishme është të pranohen dhe të shërbejnë si mësim.

Reklamë

Taulanti ka kërkuar gjithashtu që të mos harrohet kontributi i gjatë i Granitit me përfaqësuesen e Zvicrës, ku mesfushori ka qenë një prej figurave kryesore për shumë vite.

“Ju lutem, mos harroni kurrë një gjë: atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka bërë për Zvicrën gjatë këtyre viteve. Sa zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe këtë fanellë. Të gjithë bëjnë gabime. Askush nuk është perfekt. Thelbësore nuk është të mos bëni kurrë gabime, por t’i pranoni ato dhe të mësoni prej tyre”, shkruan Taulant Xhaka.

Në mes të kësaj situate, Granit Xhaka nuk është grumbulluar me Zvicrën për ndeshjet e Nations League. Vetë futbollisti ka kërkuar falje publikisht për veprimin e kryer gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa tashmë çështja pritet të ndiqet edhe në aspektin ligjor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.