E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Sot duhet të kishte dorëheqje”, opozita kërkon llogari për Vlora Hysenin, Xhafaj: Fenomene të tilla normale për një shtet të konsoliduar

Dy lëvizje të befasishme të SPAK tronditën këtë të martë vendin, kur u njoftua se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë nën masën “arrest shtëpie” për dy akuza të rënda: “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Ndërsa me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në shtëpinë e ish-kryepolicit Ilir Proda.

Masat janë dhënë në kuadrë të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen për dosjen e AKSHI-t, për të cilën pak kohë më parë u arrestua edhe biznesmeni Ergys Agasi.

Kjo është hera e parë që lëshohet  një masë sigurie për kreun e institucionit të SHISH.

Reklamë

Kjo lëvizje e SPAK solli edhe debate  në Komisionin për Nismat Qytetarë, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku opozita ka kërkuar “llogari” nga deputetët e mazhorancës, pas zhvillimeve të ndodhura mëngjesin sotëm.

Deputeti demokrat Ivi Kaso tha se opozita ka denoncuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH dhe kërkoi që kreu i qeverisë Edi Rama të japë dorëhqjen.

Ndërsa kryetari i Komisionit,  Fatmir Xhafaj, tha se institucionet përkatëse kanë kryer punën e tyre dhe që ky fakt përkthehet në një “pjekuri të demokracisë” dhe shtetit të së drejtës.

“Sot ka ndodhur e padëgjuara, kur drejtuesja e SHISH merret masë sigurie ndaj saj. Zonja rezulton të ndodhet jashtë Shqipërisë. Kemi të  bëjmë me një rënie totale të institucioneve, opozita  e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje, në mënyrë të dyshimtë dhe në emër person të kryeministrit që sot duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri doli, dha garanci se kjo duhet të ketë në dorë sekretet e shtetit. Kur opozita denonconte, kryeministri qeshte, Sot duhet të kishte pasur dorëheqje, duke nisur nga kryeministri që duhet ta ketë kaluar natën në Neë York, pa gjumë”, tha Kaso.

“Institucioni përkatës është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërteta, atë që kemi parë në 30 vite. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar dhe shtet të së drejtës. Nëse ka qasje që mbi këtë bazë duhet reflektuar, jam dakord që, nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi si komision dhe nëse lidhet me ne, nuk e shoh që të jetë aq e lidhur me si komision në fushën tonë drejtpërsëdrejti. Por nëse e shohim të nevojshme, ne apo ndonjë komision tjetër, apo bashkë me ndonjë komision, dhe në rast se duhet të bëjë diçka Kuvendi, atëherë jemi të gatshëm të vlerësojmë propozimet tuaja. Ne bëjmë detyrën tonë, institucionet bëjnë punën e tyre. Në vijim e thashë dhe njëherë, nëse ka gjëra që duhet t’i reflektojë komisioni ynë apo komisionet e tjera parlamentare, jemi të gatshëm të përballemi me këtë diskutim dhe përgjegjësi përkatëse”, tha Xhafaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.