Politikë
SPAK kërkon “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra, ja ku ndodhet Vlora Hyseni

Sot, me kërkesë të SPAK-ut dhe me vendim të GJKKO është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie për drejtoreshën e SHISH-i Vlora Hyseni si dhe pezullimi i saj nga detyra.
Por masa e saj nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni nuk ndodhet në Shqipëri. Drejtuesja e SHISH ndodhet jashtë vendit në një konferencë për sigurinë në Azerbajxhan, ku marrin pjesë 82 shefa të shërbimeve informative nga mbarë bota.
Vlora Hyseni akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Nxjerje të sekretit shtetëror” “Shpërdorimit detyre”.
Gjatë kontrolleve mëngjesin e kësaj të marte, Vlora Hyseni nuk është gjetur në banesën e saj.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




