E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Një ambient i posaçëm për fëmijët në Pogradec, hapësira në funksion të të miturve gjatë procesit të divorcit të prindërve

Një ambienti i posaçëm për takimin e fëmijëve me prindërit e divorcuar, është hapur në Pogradec pranë zyrës përmbarimore. Hapësira e re synon të krijojë një mjedis më të përshtatshëm dhe të sigurt për të miturit, gjatë zbatimit të vendimeve gjyqësore.

“Ajo që përurojmë sot nuk është thjesht një ambient i ri. Është një hap konkret drejt një drejtësie më njerëzore, më të aksesueshme dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve. Pas çdo dosjeje, procedure dhe vendimi ku preket një fëmijë, mund të jetë një fëmijë që ka nevojë për siguri, mirëkuptim, mbështetje dhe, mbi të gjitha, për t’u ndier i dëgjuar dhe i mbrojtur”, tha Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë

Ambientet e reja do të shërbejnë për zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me takimet e fëmijëve me prindërit, por edhe për çështje të tjera familjare.

“Vendimet gjyqësore që kemi nuk lidhen vetëm me takimin me fëmijët, por pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me detyrime ushqimore dhe çështje të tjera. Fokusi i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit dhe i Ministrisë së Drejtësisë është që këto vendime të ekzekutohen, duke pasur si prioritet interesin më të lartë të fëmijës”, tha Ergys Qirici, drejtori i Shërbimit Përmbarimor

Reklamë

Zyrat përmbarimore ndjekin në mënyrë të vazhdueshme vendimet që lidhen me fëmijët, duke raportuar për kërkesat e reja, vendimet e ekzekutuara dhe ato që vijojnë të jenë në proces.

Hapësira e re në Pogradec synon ta bëjë këtë proces sa më të përshtatshëm për fëmijët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.