Nuk ndalen protestat kundër “Hagës”, mijëra njerëz marshojnë në Prishtinë në mbrojtje të ish krerëve të UÇK

Për të gjashtën natë me radhë, mijëra qytetarë u mbledhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë per te kundërshtuar ndaj vendimit e Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, ndërsa në shesh janë parë flamuj kombëtarë ata të UÇK-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Gjatë protestës, një nga organizatorët Çlirim Haziri, ka folur edhe për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Nisma synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe monitorimin ndërkombëtar të punës së saj. Haziri ka deklaruar se kjo çështje nuk i përket vetëm një partie politike, por të gjithë qytetarëve.
Më herët gjatë ditës, studentë nga universitetet e Kosovës kanë marshuar nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu” duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet.
Protesta kundër vendimit janë zhvilluar edhe jashtë Kosovës, ne shtetet e bashkuara Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri.




