E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në Novoselë të Vlorës, era favorizon flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.

Flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë  përpjekjet për shuarjen e tyre.

Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda por balla bari per bagetine.

Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të përshkuara nga flakët dhe të djegura

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.