E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova në protestë pas vendimit të Hagës, OVL thirrje për tubime në të gjithë vendin

Prej një jave, Kosova është në protestë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar të premten protesta në të gjithë Kosovën.

Në njoftimin e OVL-UÇK-së theksohet se protestat do të zhvillohen të premten në orën 17:00 në të gjitha qytetet, ndërsa dega e Prishtinës do ta organizojë protestën në orën 21:00.

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve komunale dhe qytetarëve që t’u bashkohen protestave, të cilat synojnë të shprehin mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe vlerat e luftës çlirimtare.

Reklamë

“Ftojmë institucionet komunale dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen këtyre protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Organizata thekson se do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, me kusht që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të mos cenojnë rendin kushtetues.

Në të njëjtën kohë, OVL-UÇK u ka bërë thirrje spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të tregojnë unitet dhe të nisin hartimin e një strategjie kombëtare.

Sipas organizatës, kjo strategji do të synonte garantimin e mbështetjes së plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në përfundimin e procedurave në Apel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.