Politikë
Berisha në Vlorë, pritet me fishekzjarre e lule nga demokratët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur me fishekzjarre dhe lule në qytetin e Vlorës, gjatë vizitës së tij në kuadër të turit “Ripërtëritja”.
Anëtarë të Partisë Demokratike të Vlorës, simpatizantë dhe mbështetës të shumtë janë mbledhur në Pallatin e Kulturës “Labëria”, ku Berisha zhvilloi takimin me strukturat e partisë dhe qytetarët.
Vizita në Vlorë është pjesë e turit “Ripërtëritja”, i cili përfshin takime me strukturat lokale, simpatizantët dhe qytetarët mbështetës të PD-së.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




