Taksat e karburantit në Europë/ Cili vend takson më shumë benzinën?
Pothuajse gjysma e asaj që shoferët europianë paguajnë për...

Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.
Rënia e vazhdueshme e euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm ritmet e rënies vjetore të monedhës europiane.
Që prej fillimit të vitit kalendarik, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 5.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 5.7%.
Agjentët mendojnë se kursi po vazhdon të bjerë, në inercinë e sezonit veror që ka sjellë flukse të mëdha valutore hyrëse, ndërkohë që kërkesa për valutën europiane paraqitet e dobët.
Zhvlerësimi i monedhës europiane duket se ka nisur ta ulë përdorimin e saj edhe në transaksionet e shitblerjes së aseteve në tregun e brendshëm, si për shembull në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, edhe depozitat në Euro po rriten me ritme më të ngadalta, duke sugjeruar një lloj rritjeje të preferencës së publikut për t’i mbajtur kursimet në monedhën vendase.
Këta faktorë kanë tendencën të forcojnë më tej tendencat rënëse të kursit të euros, që, në vija të përgjithshme, po vijojnë prej më shumë se një dekadë, të nxitura nga tendencat e përmirësimit strukturor në pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare.
Ky përmirësim afatgjatë mund të shpjegohet me rritjen e të ardhurave nga turizmi dhe zgjerimin e eksportit të shërbimeve, me rritjen e investimeve të huaja direkte, sidomos në pasuri të paluajtshme, por pjesërisht edhe me një rol të konsiderueshëm që perceptohet se luajnë prurjet valutore informale.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të Bilancit të Pagesave edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Për 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.79 miliardë eurove, në rritje me 12.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 957 milionë eurove, në rritje me 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Efekt shtesë në bilancin e përgjithshëm duket të ketë dhënë edhe rritja e fortë e investimeve të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2026 vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro, në rritje me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, një efekt shtesë duket se po ushtron edhe suficiti i bollshëm fiskal, që po ul ofertën e Lekut në treg.
Për 8-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 61.6 miliardë lekëve, në rritje me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Pothuajse gjysma e asaj që shoferët europianë paguajnë për...
Kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë i është rikthye...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit p...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe...
Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën janar-gusht 2...
Ndërmarrjet shqiptare po rrisin përdorimin e teknologjive ...
Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqip...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe sh...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sek...
Një apartament që pak vite më parë konsiderohej zgjedhje e...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karbur...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 79.3 lekë dh...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në ...
Një mjet lundrues pësoi avari këtë të martë, ndërsa po lëv...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Këtë të martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror që paguajnë si...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se p...
Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Ma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur gjatë fj...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...