web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku: Skandali më i rëndë, drejtuesja e SHISH-it e përfshirë në grup të strukturuar kriminal

22 Shtator 2026, 14:51, Politikë CNA

Deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi sot vendimin për masë sigurie ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Duke folur për mediat nga Vlora, pas vizitës në terren në Zvërnec me eurodeputetët, Tabaku e cilësoi si një skandal dhe si një cenim për sigurinë, teksa Shqipëria është edhe anëtare e NATO-s.

“Skandal më të rëndë se ajo që ka ndodhur sot nuk ka. Drejtuesja e SHISH është e përfshirë në grup të strukturuar kriminal. Është cenim edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Besoj se duhet të kishte njoftuar që do të ishte jashtë vendit. I bëj thirrje presidentit që të mabjë një qëndrim. E di që nga Rama nuk mund të presim shumë, sikur flasim për Suedinë. Sot shteti ka rënë”,-tha Tabaku./CNA





Lajmet e fundit nga