Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të masës së sigurisë me urdhër të SPAK-ut për Vlora Hysenin, ku ka njoftuar lirimin e saj nga detyra si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në postimin e tij në platformën “X”, Rama shkruan se pret që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.
Ai shprehet se përtej respektit për punën e saj dhe Hysenit si person rruga e zgjedhur nga kjo qeverisje është ajo “e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik”.
Kreu i qeverisë shprehet më tej se çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, siç askush nuk është mbi ligjin për asnjë arsye.
Ndërsa njofton lirimin e Hysenit nga detyra, Rama njofton se sapo të kthehet nga SHBA-ja në Tiranë, në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjidhet drejtuesi i ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Reagimi i plotë:
Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.
Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.
Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.
Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.
E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.
As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.
Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:
Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit. /CNA
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ngre alarmin për...
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik proje...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me zhvillimet e di...
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, komentoi sot masën e si...
SPAK-u, në njoftimin zyrtar të publikuar në lidhje me oper...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Apeli i GJKKO-së ka vendosur lënien në fuqi të masës së ar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni...
Këtë të martë mbledhja e Komisionit për Çështjet e Brendsh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së dhe P...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Këtë të martë, GJKKO, me kërkesë së Prokurorisë së Posaçme...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ...
Sot me urdhër të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK-ut u ushtrua...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij në Komisio...
Sot, me kërkesë të SPAK-ut dhe me vendim të GJKKO-së, ësht...
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmime...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i ka bërë thirrje Presid...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në ...
Një mjet lundrues pësoi avari këtë të martë, ndërsa po lëv...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Këtë të martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror që paguajnë si...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se p...
Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Ma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur gjatë fj...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...