E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Amerika është rikthyer”, Trump në OKB: Do ta çoj në ferr Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se “Amerika është rikthyer”.

Trump tha se ndihet krenar, pasi sot Amerika është më e fortë se kurrë.

“Mund t’ju them me krenari se Amerika është rikthyer dhe vendi ynë është sot më i fortë se kurrë”, deklaroi Trump.

Më tej, presidenti i SHBA-ve vlerësoi politikat e administratës së tij në fushat e emigracionit, luftës kundër krimit, varfërisë dhe mirëqenies sociale, ndërsa kritikoi politikat e paraardhësit të tij.

Reklamë

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua Iranit. Trump akuzoi Teheranin se ka zhvilluar kapacitete raketore që mund të godasin Europën dhe e cilësoi Iranin si “numrin një” të sponsorëve shtetërorë të terrorizmit.

“Për 51 vjet, regjimi fanatik iranian ka qeverisur me gjakderdhje dhe vrasje masive, duke përhapur vdekje, shkatërrim dhe kaos në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, tha presidenti amerikan.

Trump theksoi se qëndrimi i tij ndaj programit bërthamor iranian nuk ka ndryshuar.

“Nuk do ta lejoj kurrë Iranin të ketë armë bërthamore”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan u bëri thirrje vendeve të tjera të ruajnë presionin ndaj Teheranit dhe ta izolojnë ekonomikisht Iranin.

Trump më pas paraqiti dy skenarë për të ardhmen e marrëdhënieve me Iranin, duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje që do t’i mundësonte vendit të rindërtonte ekonominë ose për një përshkallëzim të mëtejshëm të presionit amerikan.

“A do të ketë një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë atij të rindërtohet dhe të krijojë një vend shumë më të fortë se kurrë më parë? Apo do ta asgjësoj Republikën Islamike, dhe madje shpejt?”, tha Trump, duke shtuar: “T’i dërgoj në ferr?”

Trump deklaroi gjithashtu se beson se Irani do të arrijë një marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit, por theksoi se zgjedhjet nuk do të ndikojnë në vendimet e tij për Iranin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.