web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masa e arrestit për Vlora Hysenin/ Beçi: Është cënuar piramida e sigurisë së shtetit

22 Shtator 2026, 22:12, Aktualitet CNA

Masa e arrestit për Vlora Hysenin/ Beçi: Është cënuar

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka komentuar mbrëmjen e sotme caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

I ftuar në “Now me Erla Mëhllin”, Beçi u shpreh se është cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti. Kjo sepse sipas tij emri i Vlora Hysenit është e pamundur të ndahet nga institucioni i SHISH.

“Është e paprecedentë kur një kreu të Shërbimit i caktohet masë sigurimi. Do të thotë që zullumi ka vajtur atje ku nuk mban më. Nuk ka lidhje me personin, sepse nuk e ndan dot institucionin nga personi, pasi e dimë shumë mirë se si funksionon piramida e shërbimit. Drejtuesi i Shërbimit duhet të ketë dijeni për gjithçka. Ai ka informacionet më të rëndësishme të shtetit.

Pika e dytë, cenohet piramida e shtetit. Pavarësisht se nuk e ndajmë dot, kur themi Vlora themi SHISH dhe është e pamundur ta ndajmë. Është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti. Nuk cenohet për faj të Prokurorisë, por për faj të vetë SHISH-it besueshmëria e institucionit”, tha Beçi. /CNA





Lajmet e fundit nga