web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO i caktoi masë sigurie/ Vetëdorëzohet Vlora Hyseni

22 Shtator 2026, 20:01, Aktualitet CNA

GJKKO i caktoi masë sigurie/ Vetëdorëzohet Vlora Hyseni

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në policinë e Kosovës. Sipas raportimeve, Hyseni është vetëdorëzuar në autoritetet policore të Vërmicës që e kanë shoqëruar më pas drejt Shqipërisë.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka caktuar ndaj Hysenit masat e policisë "arrest shtëpie" dhe "pezullim nga detyra".

Ajo akuzohet për kryerjen e veprave penale "përkrahje të autoritetit të krimit" dhe "nxjerrjen e të dhënave sekrete". Kujtojmë se pak më herët kryeministri Edi Rama njoftoi lirimin e saj nga detyra si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ndërkohë që ditën e sotme në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, janë kryer kontrolle edhe në shtëpitë e ish-drejtorit të shtetit të shtetit, Ilir Prodës. /CNA





Lajmet e fundit nga