web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arresti dhe shkarkimi i Vlora Hysenit/ Vjen reagimi nga PS: Të përballet vetë me drejtësinë

22 Shtator 2026, 22:38, Aktualitet CNA

Arresti dhe shkarkimi i Vlora Hysenit/ Vjen reagimi nga PS: Të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se shumica qeverisëse i qëndron parimit të saj për të mos ndërhyrë dhe për të mos komentuar çështjet që lidhen me drejtësinë.

“Shumica jonë qeverisëse i mbetet besnike qëndrimit standard për të mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë. Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me drejtësinë dhe të marrë avokatin e vet. Partia Socialiste, pra shumica qeverisëse e këtij vendi, nuk bën avokatin e askujt”, shprehet Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga