web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egnatia mendon për Europën, pauza në momentin e duhur

22 Shtator 2026, 20:55, Sport CNA

Egnatia mendon për Europën, pauza në momentin e duhur

Egnatia reagoi me fitore pas humbjes ndaj Elbasanit, duke mposhtur Partizanin 2-1 në shtëpi. Ky rezultat e riktheu skuadrën e Nevil Dedes në garën për kreun, pasi kampionët ndodhen vetëm një pikë pas Teutës kryesuese.

Në pesë javët e para, Alesandro Albanese dhe Karim Loukili janë ndër lojtarët që kanë spikatur në repartin ofensiv. Albanese ka shënuar 3 gola, ndërsa Loukili ka realizuar 2.

Të dy japin alternativa të ndryshme në fazën sulmuese përmes lëvizjeve mes linjave dhe hyrjeve në zonë.

Egnatia vjen pas një starti të ngarkuar, pasi ka pasur një periudhë të gjatë angazhimesh edhe në Europë.

Më 15 tetor, në orën 18:45, kampionët do të presin Midtjyllandin në ndeshjen e parë të aventurës së tyre në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pushimi prej tri javësh i jep Nevil Dedes mundësinë për të rikuperuar skuadrën dhe për të punuar mbi detajet taktike përpara kalendarit të ngjeshur.





Lajmet e fundit nga