web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

22 Shtator 2026, 20:59, Aktualitet CNA

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në dokumentin zyrtar.

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Më herët u raportua se Hyseni është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici. Shkarkimi i Hysenit vjen Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka caktuar ndaj Hysenit masat e sigurisë "arrest shtëpie" dhe "pezullim nga detyra". Ajo akuzohet për kryerjen e veprave penale “përkrahje të autorit të krimit" dhe "nxjerrjen e të dhënave sekrete".

Kujtojmë se pak më herët kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi lirimin e saj nga detyra si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, Ndërkohë po ditën e sotme në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, janë kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. /CNA





Lajmet e fundit nga