Tani i Madh, Topi i Madh
Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e M...

I gjendur në hall, e madje në hall të madh, Kryeministri Edi Rama ka nxituar formalisht të na mbushë mendjen se po ndahet me Vlora Hysenin, të cilën vetë e gjeti, vetë e zgjodhi, vetë e mori dhe vetë e solli për të na e emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm…” — kumton Kryeministri, duke kërkuar gjithaq ndjesë, pasi “Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar.”
Kryeministri mund të thotë çfarë të dojë, por ai nuk ka asnjë kompetencë që ta lirojë nga detyra drejtorin (në këtë rast drejtoren) e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ai vetëm mund të propozojë.
Kompetencën për lirimin nga detyra e ka Presidenti i Republikës.
Mirëpo, kur është kështu, pse Kryeministri nxitoi të shpallë ai i pari se “Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm”, e nuk ia la Presidentit të Republikës këtë nder të madh?
Vallë ai nuk e di se neni 5 i ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, në versionin e përditësuar që publikon vetë SHISH, dispozita për drejtorin thotë:
“Drejtori i SHISH emërohet e shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit.”?
Apo ndihmësit dhe këshilltarët nuk ia kanë bërë të ditur këtë përcaktim të ligjit?!
Ligji i ka ndarë punët. I ka ndarë edhe përgjegjësitë.
Kryeministri propozon.
Presidenti vendos.
Sipas këtij rendi përgjegjësish, Kryeministri nuk mund të deklarojë si fakt të kryer një vendim që nuk është në kompetencën e tij.
Mirëpo me Kryeministrin tonë ndryshon puna.
Sepse ai është edhe President i Republikës.
Ndërsa Presidenti është vetëm ndihmësi i tij.
Sepse po të ishte ndryshe, pra nëse zoti President nuk do të ishte ndihmës i Kryeministrit, por President i Republikës, që prej mëngjesit kur u bë e ditur se Drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit është e akuzuar për krime shtetërore dhe se ndaj saj me kërkesë të SPAK-ut dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme është vendosur pezullimi nga detyra dhe masa e sigurimit “arrest shtëpie”, do të kishte reaguar, do të kishte mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do ta kishte nënshkruar dekretin për lirimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtores së Shërbimit Informativ Kombëtar, pa pritur as t’i “rregullohet ora me Nju Jorkun” Kryeministrit dhe as të marrë vijësjelljen prej tij!
Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e M...
Disa njerëz janë vërtet patriotë. Disa hiqen si patriotë. ...
Këto nëntë konstatime janë vijim i reagimit të parë ndaj a...
Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...
Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...
Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...
Në një shfaqje si hije afër mesnatës në Parlament, Edi Ram...
Vëllezër dhe motra shqiptaro-amerikanë! Një retrospektivë...
Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep ...
“Përsëri Tirana pa kokë”. Ky është bërë refreni i kryemin...
Publikova një shkrim për ngritjen e Muzeut Hebraik në Vlor...
Disa nga mendjet më të mëdha të historisë, si Albert Einst...
Dëgjesat në demokraci bëhen për të informuar vendimmarrjen...
Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes n...
Të jem i qartë, ngaqë në Shqipëri shpesh debati nis aty ku...
Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Ro...
Kur më tha motra, vëlla, erdhi koha ta falim gjyshin, kërc...
Kompania e prodhimit të mjeteve ushtarake “Made in Albania...
Si sot 27 vjet është vrarë Azem Hajdari. Në një natë të zy...
Në Shqipëri kemi zgjidhur më në fund problemin 35-vjeçar t...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në ...
Një mjet lundrues pësoi avari këtë të martë, ndërsa po lëv...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Këtë të martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror që paguajnë si...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se p...
Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Ma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur gjatë fj...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...