web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident me një viktimë në Lezhë

22 Shtator 2026, 21:45, Kronika CNA

Aksident me një viktimë në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor në Lezhë.

Sipas raportimeve, një 50-vjeçar i cili po lëvizte me motomjet ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Bëhet me dije se 50-vjeçari i identifikuar si shtetasi Sh.Gj., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga