Ka histori që në pamje të parë duken si episode të ndara, por kur i vendos njëra pas tjetrës, fillojnë të tregojnë një ngjarje krejt tjetër. Historia e Asim Vokshit, Naureda Llagamit, Ajola Xoxës, Klotilda Bushkës dhe Vlora Hysenit është një prej tyre. Në qendër është Gjykata Kushtetuese, por fijet shkojnë shumë më larg se një garë për një vend vakant.
Asim Vokshi, gjyqtar që njihet për integritet të lartë, ishte një kandidat që kishte kaluar vettingun dhe ishte konfirmuar në detyrë nga KPK. Më pas, në garën për Gjykatën Kushtetuese, ai u rendit i pari nga KED, me Naureda Llagamin menjëherë pas tij. Dhe pikërisht në këtë proces doli në skenë një informacion i rëndë për Vokshin, informacion që e paraqiste si bashkëpunëtor, informator apo agjent të shërbimeve të inteligjencës.
Ky informacion nuk është një detaj i parëndësishëm. Ai kishte potencialin të godiste drejtpërdrejt kandidaturën e Asim Vokshit në garën për Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari e ka mohuar një akuzë të tillë, ndërsa edhe mënyra se si informacioni u administrua dhe u përdor në mënyrë aq të dyshimtë është bërë objekt debati publik.
Por ajo që e bën historinë shumë më interesante është se përballë Asim Vokshit ishte Naureda Llagami. Asnjëherë gjyqtare.
Por Naureda Llagami nuk ishte një emër i shkëputur nga ky rreth. Marrëdhënia e saj me Ajola Xoxën dhe Klotilda Bushkën është e njohur dhe nuk del thjesht nga ndonjë njohje protokollare. Komunikimet dhe takimet e bëra publike provojnë një marrëdhënie të afërt shoqërore mes tyre. Lidhja me Ajola Xoxën është edhe më konkrete, pasi Naureda Llagami kishte punuar në studion e saj ligjore. Këtu nuk kemi thjesht tre gra që janë takuar rastësisht në ndonjë aktivitet publik, por një rreth marrëdhëniesh personale dhe profesionale të konsoliduara dhe dokumentuara në publik.
Kjo është arsyeja pse edhe roli i Klotilda Bushkës nuk mund të shkëputet nga historia. Raportimet për komunikimet mes saj, Ajola Xoxës dhe Naureda Llagamit kanë nxjerrë në dritë një afërsi që shkon përtej marrëdhënies institucionale. Pikërisht këto marrëdhënie lidhen në raportimet publike me ngjitjen e Llagamit në KLGJ dhe më pas me garën për Gjykatën Kushtetuese.
Pra, kemi një vijë që është e vështirë të mos vihet re. Naureda Llagami, Ajola Xoxa, Klotilda Bushka. Nga marrëdhëniet personale te institucionet, pra nga KLGJ te Kushtetuesja.
Më pas del gjyqtari Asim Vokshi. Një kandidat i konfirmuar nga vettingu, me integritet të padiskutueshëm, i renditur i pari nga KED dhe rival i drejtpërdrejtë i Naureda Llagamit, ndaj të cilit shfaqet papritur nga hiçi, një informacion nga strukturat e sigurisë që e vendos në pikëpyetje figurën e tij.
Nëse ky informacion është përcjellë nga SHISH-i, atëherë emri i Vlora Hysenit nuk mund të lihet jashtë kësaj historie. Në atë kohë ajo drejtonte shërbimin inteligjent shqiptar. Nëse, siç është raportuar, informacioni ndaj Asim Vokshit ka dalë nga SHISH-i, atëherë fakti që ai informacion godiste pikërisht rivalin e Naureda Llagamit merr një peshë të jashtëzakonshme.
Nuk është e nevojshme të përsëritet këtu njëqind herë se kush mori 89.5 dhe kush 89.3 pikë. Ajo është pjesa teknike e historisë. Pjesa politike është tjetër. Njëra kandidate kishte marrëdhënie të afërta me Ajola Xoxën dhe Klotilda Bushkën, kishte punuar në studion e Xoxës dhe po ngjitej në institucionet e drejtësisë. Përballë saj ishte një kandidat tjetër, gjyqtar karriere ndaj të cilit papritur serviret një informacion i rëndë nga strukturat e sigurisë.
Pas kësaj situate pyetja është kush i shërbeu kujt bëhet imperative.
Nëse Vlora Hyseni, përmes SHISH-it që drejtonte, ka përcjellë informacion kundër Asim Vokshit në një moment kur ky i fundit ishte rivali i drejtpërdrejtë i Naureda Llagamit, atëherë ky nuk është më një episod administrativ, por një veprim që objektivisht i shërben kandidaturës përballë tij. Nëse në anën tjetër të kësaj historie qëndrojnë marrëdhëniet e afërta të Naureda Llagamit me Ajola Xoxën dhe Klotilda Bushkën, atëherë lidhja bëhet edhe më e fortë si çështje që kërkon shpjegim.
Sot Vlora Hyseni është vetë nën një masë sigurie dhe e pezulluar nga drejtimi i SHISH-it në kuadër të një hetimi tjetër. Kjo nuk lidhet me çështjen e Asim Vokshit, por e bën edhe më të rëndësishme pyetjen se çfarë ka ndodhur realisht me informacionin që doli kundër tij dhe kush e ka përcjellë atë.
Kjo histori nuk ka të bëjë më me një garë për një vend në Kushtetuese, por me mënyrën se si marrëdhëniet personale, pushteti politik dhe institucionet e drejtësisë mund të kryqëzohen në një moment vendimtar.
Nga Asim Vokshi te Naureda Llagami. Nga Naureda Llagami te Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka. Nga aty te institucionet. Dhe në mes, një informacion i shërbimit inteligjent të Vlora Hysenit kundër kandidatit rival.
Kjo nuk ishte një seri rastësish, por një zinxhir marrëdhëniesh, ndërhyrjesh dhe interesash që synonte të ndikonte mbi garën për Gjykatën Kushtetuese. Dhe kur fijet e këtij zinxhiri ndiqen deri në fund, ato të çojnë te i njëjti rreth pushteti, te Ajola Xoxa dhe, pas saj, te Erion Veliaj.
Ishte dhe është një përpjekje për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese./CNA
Berat Buzhala, njeriu që dikur sulmonte dhe akuzonte ish-p...
GJKKO vendosi sot të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Pos...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një postim në ...
Gazetari Luan Rama ka reaguar në një mënyrë ndryshe lidhur...
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin J...
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka bërë një reagim lidhu...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin J...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të masës së ...
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ngre alarmin për...
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik proje...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me zhvillimet e di...
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, komentoi sot masën e si...
SPAK-u, në njoftimin zyrtar të publikuar në lidhje me oper...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Apeli i GJKKO-së ka vendosur lënien në fuqi të masës së ar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni...
Këtë të martë mbledhja e Komisionit për Çështjet e Brendsh...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në ...
Një mjet lundrues pësoi avari këtë të martë, ndërsa po lëv...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Këtë të martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror që paguajnë si...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se p...
Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Ma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur gjatë fj...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...