web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbahet sot sesioni i 81-të i Asamblesë në OKB/ I pranishëm edhe Rama, ja fokusi i diskutimeve

22 Shtator 2026, 16:53, Politikë CNA

Mbahet sot sesioni i 81-të i Asamblesë në OKB/ I pranishëm

Këtë të martë të 22 shtatorit po mbahet dita e parë e diskutimeve e Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

I pranishëm për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është edhe kryeministri Edi Rama.

Tema kryesore e takimit të nivelit të lartë është: “Rikthimi i besimit, menaxhimi i transformimit: një Komb i Bashkuar që sjell rezultate për të gjithë".

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme në emër të BE-së të enjten, më 24 shtator.

Prioritetet e Këshillit për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shtator 2026 – shtator 2027, riafirmojnë angazhimin e BE-së ndaj një sistemi multilateral efektiv, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në rregulla, të rrënjosur fort në Kartën e OKB-së dhe në të drejtën ndërkombëtare.

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Nju-Jork për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku pritet që në qendër të diskutimeve të jenë lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, emiri i Katarit Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër udhëheqësit që do të mbajnë fjalime të martën./CNA





Lajmet e fundit nga