web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni i SPAK-ut/ Kontrolle në kompleksin e vilave në Shkozet

22 Shtator 2026, 13:49, Aktualitet CNA

Operacioni i SPAK-ut/ Kontrolle në kompleksin e vilave në Shkozet

SPAK-u, në njoftimin zyrtar të publikuar në lidhje me operacionin e kësaj të marte, ka bërë me dije se me vendimin e GJKKO-së janë lejuar edhe kontrollet në kompleksin e vilave që ndodhen në adresën: kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozetit, Durrës.

“Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës 'Durrësi në Shekuj' dhe rrugës 'Bajram Tusha', në zonën e Shkozet, Durrës”, thuhet në njoftim.

SPAK-u në njoftim ka bërë me dije edhe masat që janë marrë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, Përgjegjësit të Sektorit në Institutin të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluci, dhe punonjësit të shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

Për Vlora Hysenin është dhënë masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “arrest në shtëpi”, ndërsa për Kallucin dhe Sulejmanin është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Po ashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda./ CNA





Lajmet e fundit nga