web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masa ndaj Hysenit/ Xhafaj, si Spiropali: Ndodh rëndom në botë

22 Shtator 2026, 13:56, Aktualitet CNA

Masa ndaj Hysenit/ Xhafaj, si Spiropali: Ndodh rëndom në botë

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, komentoi sot masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. 

Duke folur në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Xhafaj e cilësoi si një shenjë e pjekurisë së demokracisë dhe forcimit të shtetit.

Nga ana tjetër, Xhafaj u shpreh se ajo që po shohin shqiptarët sot është një gjë që ndodh rëndom në botën normale.

“Sa i përket çfarë bëjnë institucionet, që ju formuloni 'institucionet arrestojnë njëri-tjetrin', institucionet arrestojnë, nuk arrestojnë individët. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve. Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës”,-tha Xhafaj./CNA

 





Lajmet e fundit nga