
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin.
Zyra e Shtypit e PD-së bën me dije se gjatë takimit, lideri demokrat e informoi eurodeputetin për shqetësimet e opozitës mbi situatën politike, ekonomike dhe kriminale në vend.
Sipas Berishës, narkoshteti është problemi kryesor i Shqipërisë, ndërsa akuzoi qeverinë e drejtuar nga Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq,
Dje prita në një takim në selinë e PD-së eurodeputetin Marco Tarquinio, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Zoti Tarquinio është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
E informova eurodeputetin Tarquinio se për Shqipërinë sot problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.
Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euro dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë nën nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.
Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme.
Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./CNA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit B...
Këtë të martë të 22 shtatorit po mbahet dita e parë e disk...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi sot vendimin pë...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndërsa zhvillonte një ...
Deputetët e Parlamentit Europian kanë mbërritur këtë të ma...
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza për mosekzisten...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me zhv...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar lidhur me ngjarjet e ...
Demokrati Grigels Muçollari ka reaguar lidhur me përfshirj...
Deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Belind Këll...
Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, u shpreh sot li...
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, hodhi sot akuza p...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me shqiptarë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar sot me shqip...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar këtë të ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me komuniteti...
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Fer...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot...
Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në ...
Një mjet lundrues pësoi avari këtë të martë, ndërsa po lëv...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Këtë të martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror që paguajnë si...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se p...
Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Ma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur gjatë fj...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...