Mjekja i del në mbrojtje Granit Xhakës për certifikatën e Covid-it: E kam vaksinuar vetë

Mjekja i del në mbrojtje Granit Xhakës për certifikatën e Covid-it: E kam vaksinuar vetë

22:18, 22/09/2026

Granit Xhaka është përfshirë në një debat lidhur me një certifikatë vaksinimi të vitit 2022.

Kapiteni i Zvicrës pranoi se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, duke thënë se në atë periudhë kishte pasur frikë dhe pasiguri ndaj vaksinës.

Por tashmë është shfaqur një tjetër version lidhur me atë që ka ndodhur.

Mjekja nga Lucerna, Andrea L., ka deklaruar publikisht se Xhakën e ka vaksinuar vetë.

Sipas saj, vaksinimi është kryer në mënyrë të rregullt dhe certifikata e lëshuar ka qenë e vlefshme.

Deklarata e mjekes bie ndesh me versionin e paraqitur nga futbollisti.

Kjo ka ngritur pikëpyetje të reja rreth ngjarjes së vitit 2022.

Në njërën anë qëndron deklarata e Xhakës për frikën dhe pasigurinë që kishte në atë periudhë.

Në anën tjetër, mjekja këmbëngul se vaksinimi është kryer personalisht prej saj.

Deri tani, dy versionet e ndryshme kanë hapur një debat të ri rreth rastit.

Çështja pritet të marrë vëmendje të mëtejshme, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se cili është versioni i plotë i ngjarjes.

Xhaka, ndërkohë, vijon të jetë në qendër të diskutimit për një çështje që daton prej katër vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco