LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin nga kjo bandë, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha foli edhe për zhvillimet e sotme, duke u ndalur fillimisht te drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe shkarkimin nga detyra në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e AKSHI-t.

22 Shtator 2026, 18:53 Nga E. D
Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin nga kjo
Sali Berisha

VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë ata që do ta shpëtojnë Shqipërinë nga kjo bandë në pushtet. Gjatë fjalës së tij në turin e ‘Foltores së Ripërtëritjes‘ në Vlorë, Berisha foli edhe për zhvillimet e sotme, duke u ndalur fillimisht te drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe shkarkimin nga detyra në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e AKSHI-t.

Kryedemokrati e cilësoi Hysenin si ushtare të krimit të organizuar, duke thënë se drejtuesja e shërbimit sekret kishte vënë në dispozicion të eksponentëve kriminalë mjete shtetërore të survejimit. Lideri i opozitës foli edhe për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në banesën e të cilit BKH kreu kontrolle gjatë ditës së sotme me urdhër të GJKKO-së. Berisha ngriti edhe një pretendim tjetër, duke deklaruar se gjatë kontrollit në banesën e Prodës është gjetur një armë snajper. 

"Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Vlorës, në këtë sallë, në qytet, në të katër anët e qarkut dhe në të katër anët e dheut ku jeni, një përshëndetje shumë të përzemërt. Zonja kryetare e PD, zoti deputet i PD, Bujar Leskaj, zoti nënkryetar i PD, Nikola Kedhi, zoti drejtues politik i qarkut, Aurel Bylykbashi, drejtues zoti Klevis Balliu, Sekretar Organizativ, një përshëndetje të përzemërt dhe vlerësimin tim për të gjithë punët dhe përpjekjet. Të dashur miq, ne mblidhemi sot në një moment kritik të një roli të ri që duhet të marrë PD. Ky rol i ri i PD përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga emergjenca kombëtare e këtij vendi, emergjenca kombëtare e Vlorës, emergjenca kombëtare e Tiranës dhe e Shqipërisë.

Ne, forcë politike me një trashëgimi, e cila bën krenar çdo anëtar dhe mbështetës të saj, kemi përpara një detyrë jetike për vendin, por një detyrë të vështirë, përmbushja e së cilës do jetë përcaktuese në shumë aspekte për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Çdo ditë qytetarët lexojnë dhe dëgjojnë nga një faqe të zezë nga libri i zi i këtij regjimi. Çdo ditë dalin dëshmitë më rrënqethëse se si kurrë më parë shqiptarët sot janë në pushtimin e krimit, në pushtimin e një regjimi kriminal. Një regjimi në të cilin, marrim ditën e sotme, del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar.

I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat, paratë tuaja, të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve për ata që kërcënonin rrezikun. Ish-drejtori i policisë, që iu kontrollua banesa, gjendet me snajper superspecial në banesë, i blerë në funksion të sigurisë së qytetarëve, por kurrë një person të dhënë, i blerë për funksione të caktuara. Pra, mund të vazhdoj gjatë e gjatë në këtë aspekt, por një gjë do t’u them, se çdo gjë që keni dëgjuar dhe do të dëgjoni për Belinda Ballukun, për Vlora Hysenin, për Ermal Beqirin, Ergys Agasin, në mënyrë absolute që të gjitha janë bërë nën urdhrat e Edi Ramës. Asnjë prej tyre nuk është bërë pa urdhrin e tij. Dhe ju, dhe shqiptarët, do mësojnë shumë e shumë gjëra të tjera nga aktet e shëmtuara kriminale të kësaj bande. Para saj, ne jemi forca politike me detyrim madhor të shpëtojmë vendin. Roli i demokratëve është roli i shpëtimtarit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit

Gazment Bardhi: Parlamenti refuzon funksionet kushtetuese

Komiteti i Stabilizim Asociimit/Ambasadorja e BE-së në Tiranë:Reformat duhet të zbatohen në praktikë

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Balla: Integrimi europian është proces kombëtar

“PS dhe PD të punojnë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

“Qeveria juaj ka dështuar”/ Përplasje mes Ramës dhe shqiptarit në Michigan

Berisha: Parelarësi, mashtruesi dhe falsifikatori Altin Dumani, drejtësia vonon, por nuk harron

Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën

Berisha: SPAK është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës

Berisha: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës

I dyshuar për pastrim parash, paraqitet në SPAK Igli Tare

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë