115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Gjatë takimit, lideri demokrat e informoi eurodeputetin për shqetësimet e opozitës mbi situatën politike, ekonomike dhe kriminale në vend.
Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Berisha theksoi se në takim u diskutua edhe ndikimi që këto zhvillime kanë në ekonomi. Lideri demokrat e vuri theksin mbi zhvlerësimin e euros dhe dollarit, rënien e prodhimit industrial, rritjen e sektorit të ndërtimit, si dhe emigracionin dhe rënien e lindjeve.
Berisha theksoi gjithashtu se dosje gjyqësore kanë evidentuar lidhje mes strukturave të trafikut të drogës dhe zyrës së kryeministrit. Në përfundim të takimit, kreu i PD-së tha se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm përmes hetimeve të prokurorëve dhe kërkoi masa politike. Ai përsëriti qëndrimin e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar atë si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Reagimi i plotë:
Dje prita në një takim në selinë e PD-së eurodeputetin Marco Tarquinio, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Zoti Tarquinio është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
E informova eurodeputetin Tarquinio se për Shqipërinë sot problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.
Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euro dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë nën nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.
Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme.
Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, kanë zhvilluar diskutime ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përg...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryemin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il ...
Vlora Hyseni, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me masën e 'arrestit shtëpiak' të vendosur ng...
SPAK DURRËS- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fraks...
Vlora Hyseni dhe Ilir Proda TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj...
Ergys Agasi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ergys Agasin, ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas aksioneve të zhvilluara ditën e sotme, ku GJKKO ve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë kontrollonte ...