115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Përpos Hysenit, Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

MORINË- Ish-Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni është ndaluar pranë pikës kufitare në Morinë, pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u pezullua nga detyra. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Përpos Hysenit, Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi shkarkimin e saj nga detyra dhe theksoi se drejtësia do të bëjë punën e saj.
Si nisi karriera e Vlora Hysenit?
Karriera shtetërore e Vlora Hysenit mori hov të madh në shkurt 2019, kur ajo u emërua zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për një mandat 5-vjeçar. Gjatë periudhës dhjetor 2020 – prill 2021, ajo udhëhoqi operacionalisht AKI-në si ushtruese detyre pas dorëheqjes së drejtorit të atëhershëm Kreshnik Gashi.
I gjithë pozicioni i saj në Kosovë u përmbys më 30 qershor 2021. Me një vendim të përbashkët, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti njoftuan shkarkimin e saj të menjëhershëm nga të gjitha funksionet. Arsyetimi zyrtar i Prishtinës fliste për "humbje të besimit" dhe mospërputhje me linjën e bashkëpunimit institucional.
Ky shkarkim nxiti valë të mëdha spekulimesh dhe akuzash në Prishtinë. Rrethet mediatike dhe politike pranë opozitës dhe qeverisë zhvilluan debate të ashpra lidhur me dyshimet për rrjedhje informacioni, përplasje kompetencash dhe pretendime për lidhje paralele me faktorë të jashtëm, duke e kthyer emrin e saj në një pikë të nxehtë politike mes agjencive të sigurisë.
Emërimi në Tiranë
Në mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama e propozoi Hysenin për postin e drejtores së SHISH-it, duke e shoqëruar emërimin me një vlerësim të fortë për profilin e saj profesional. Rama deklaroi atëherë se kishte “besimin e plotë” te Vlora Hyseni, ndërsa përmendi përgatitjen e saj, eksperiencën e krijuar ndër vite dhe respektin që ajo gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës. Kryeministri i konsideroi këto elemente si një “garanci të plotë” për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.
"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar," shkroi Rama askohe.
Por emërimi i saj nuk kaloi pa debate. Në ditët që pasuan propozimin, Rama u pyet edhe për të kaluarën e Hysenit në strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe për çështjet që shoqëruan emërimin e saj. Në vend që të fliste në lidhje më këto akuza, Rama nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar diskutimet si thashetheme mediatike dhe politike.
Në prill 2023, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin në krye të SHISH-it dhe ajo mori drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Për disa vite, Hyseni qëndroi në krye të shërbimit inteligjent, një pozicion që e vendoste atë në qendër të strukturave të sigurisë së vendit dhe të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
Akuzat nga Opozita
Hyseni ishte denoncuar prej kohësh nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.
"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe.
Vetëm disa muaj me parë ka qenë dhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend, i cili ka denoncuar lidhjet e Agasit dhe Hysenit.
"Pse nuk vendos në punë, shefen tënde të Shërbimit Sekret. Apo i ke vënë ende detyrën kryesore të informojë dhe mbrojë Ergys Agasin. Dhe ta mbrojë atë nga arrestimi", tha Bardhi në Kuvend.
Aksioni i SPAK për dosjen AKSHI
Në kuadër të operacionit të fundit, SPAK kërkoi nga GJKKO masën e “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” për Hysenin. Sipas raportimeve, ajo po hetohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e të dhënave apo sekreteve shtetërore. Masa e arrestit ndaj saj nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.
Aksioni i SPAK ditën e sotme ka shkaktuar sërish përplasje politike në vend mes Opozitës dhe maxhorancës. Opozita ka kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar, ndërsa mazhoranca ka kërkuar respektimin e procesit gjyqësor dhe ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të drejtësisë nga ato politike./Dosja.al
TIRANË- Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë përmendi masën e sigurisë ndaj drejtoresh&eum...
pamjet TIRANË- Qytetarët kanë dalë sërish këtë të martë në protesta kundër qeverisë Rama. Me fl...
Vlora Hyseni TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters u ka bërë jehonë ngjarjeve të fundit në vendin ...
Në kuadër të projektit SEEDS – Strengthening Entrepreneurship Economic Development Sustainably in South Adriatic Area, financuar nga Prog...
Pamje nga garazhdi LUSHNJË- Momente paniku janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në një kompleks pallatesh 11-katës...
Flamuj të BE-së. Fotografi nga arkivi. Bashkimi Evropian tha se nuk komenton njoftimet apo planet, kur u pyet lidhur me nismën për ndry...
zjarri në Delisuf të Novoselës VLORË- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar dit&e...
Zjarri në Fier FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha është registruar paditen e kësaj të marte në kodrat e...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos, ku një makin&...
Ambasada amerikane në Shqipëri TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka vënë theksin te forcimi i bashkëpu...