LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vlora Hyseni i jepte informacione për politikanët dhe njerëzit e krimit”/ Gazetarja Lala: Në momentin e arrestimit të Agasit është sekuestruar një hard disk

Duke folur në emisionin "Opinion", Lala ngre edhe pyetjen se për çfarë mund të jenë përdorur këto informacione që Vlora Hyseni i ka treguar Agasit.

22 Shtator 2026, 22:20 Nga E. D
“Vlora Hyseni i jepte informacione për politikanët dhe
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet e SPAK ndaj biznesmenit Ergys Agasi dhe komunikimet e tij me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Sipas Lalës, të dhënat që dyshohet se Agasi ka marrë nga Vlora Hyseni nuk janë bërë publike. Duke folur në emisionin "Opinion", Lala ngre edhe pyetjen se për çfarë mund të jenë përdorur këto informacione që Vlora Hyseni i ka treguar Agasit. 

Gazetarja theksoi se takimi me Agasin nuk përbën vepër penale, por sipas saj, SPAK po heton raste ku dyshohet për afera korruptive.  Sipas Lalës, Hyseni dyshohet t'i ketë vënë në funksion të Agasit të gjithë infrastrukturën e sektorit që ajo drejtonte në favor të biznesmenit, përgjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

Lala thotë ndër të tjera se Agasi ka marrë informacion nga Hyseni për lëvizjet e policisë ndaj tij, por gjithashtu dhe nxjerrje të informacioneve të klasifikuara të personave të tjerë të rëndësishëm në vend, përfshirë këtu dhe politikanë. Gazatarja tha gjithashtu se në momentin e arrestimit të Agasit është sekuestruar një hard disk, ku janë edhe komunikimet me Vlorë Hysenin.

“Prokuroria e Posaçme ka dyshime për dy vepra penale: nxjerrje e sekretit hetimor dhe shtetëror për shkak të detyrës dhe përkrahje e autorit të krimit. Tani, përkrahje e autorit të krimit, sipas të dhënave të siguruara nga pajisje përgjuese, nga telefonat në momentin e arrestimit të Agasit dhe ish-zyrtarit tjetër të lartë, Uljan Shpataraku, por dhe nga të dhëna që vijnë përmes dëshmive të bëra nga vetë Byroja Kombëtare e Hetimit, këqyrja e kamerave të sigurisë e të tjera me radhë, është arritur në konkluzionin, sipas dyshimeve të deritanishme, prezumohet zonja e pafajshme që ajo ka vënë në funksion të Ergys Agasit të gjithë infrastrukturën për ta përkrahur gjatë gjithë kohës që ishte në arrati.

Çfarë nënkupton infrastrukturë? Kur ka pasur informacion për lëvizjet e policisë, që e di zonja se si i ka siguruar, e ka informuar. Ka komunikime direkte me Ergys Agasin. Kjo ka të bëjë me përkrahjen e autorit të krimit. Së dyti, ka të bëjë me nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe ndoshta ky është një nga skandalet më të rënda të një institucioni. Asnjëherë nuk ka pasur, të paktën në Shqipëri dhe në rajon, për dyshime të një shefi të shërbimit informativ shtetëror me njerëz të krimit të organizuar. Në rastin konkret, sipas dyshimeve të deritanishme, rezulton se ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me Agasin. Përpara se të shpallej në kërkim dhe pasi u shpall në kërkim, gjatë kësaj periudhe rezulton që i ka vënë në dispozicion të dhëna të cilat ajo i ka siguruar për shkak të funksionit si drejtuese e SHISH. Tani ju do pyesni me të drejtë çfarë janë këto të dhëna?

Duke qenë e natyrës sekrete dhe dokumente të klasifikuara, normalisht të dhënat nuk bëhen publike sepse mund të cenojnë rëndë interesat e shtetit shqiptar, të individëve të caktuar. Por pyetja shtrohet, momenti që Ergys Agasi dyshohet që ka marrë këto të dhëna nga drejtuesja e SHISH, si mendoni ju, për çfarë mund t’i ketë përdorur një personazh me shumë dritëhije në botën e krimit? Nuk janë vetëm për atë personalisht, janë dhe të dhëna të tjera. Unë kam dyshime të forta që ato përmbajnë të dhëna për personazhe të tjerë të rëndësishëm, të cilët Ergys Agasi i ka kundërshtarë dhe që mund t’i ketë përdorur, jo vetëm të botës së krimit, por dhe njerëz të politikës”, tha Klodiana Lala./Dosja.al

klodiana lala spak ergys agasi

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit

Gazment Bardhi: Parlamenti refuzon funksionet kushtetuese

Komiteti i Stabilizim Asociimit/Ambasadorja e BE-së në Tiranë:Reformat duhet të zbatohen në praktikë

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Balla: Integrimi europian është proces kombëtar

“PS dhe PD të punojnë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

“Qeveria juaj ka dështuar”/ Përplasje mes Ramës dhe shqiptarit në Michigan

Berisha: Parelarësi, mashtruesi dhe falsifikatori Altin Dumani, drejtësia vonon, por nuk harron

Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën

Berisha: SPAK është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës

Berisha: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës

I dyshuar për pastrim parash, paraqitet në SPAK Igli Tare

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë