115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Gazetari u shpreh se Hyseni ishte shkarkuar nga detyra në Kosovë me dy dekrete presidenciale, pastaj u kthye në Shqipëri, ku e nisi karrierën e saj si këshilltare në Kryeministrisë, pastaj në krye të SHISH.
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme urdhër-arrestin e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hyseni. I ftuar në ‘Top Story’, Qyno ka treguar se Vlora Hyseni pinte kafe me Altin Dumanin çdo javë tek zyra e tij, ndërsa shkonte për të raportuar mbi informacionet që siguronte për grupet kriminale.
Gazetari u shpreh se Hyseni ishte shkarkuar nga detyra në Kosovë me dy dekrete presidenciale, pastaj u kthye në Shqipëri, ku e nisi karrierën e saj si këshilltare në Kryeministrisë, pastaj në krye të SHISH.
“Rasti është shumë i rëndë, për herë të parë në historinë goditet një drejtues që është ajka e informacionit dhe inteligjencës dhe goditet në detyrë. Kemi pasur raste të tjera, nga Çollari që janë burgosur, te Fatos Klosi që është proceduar, Klosin e ka hetuar dhe e ka çuar në gjyq Dumani, pastaj ai mori pafajësinë. Vijmë sërish te drejtuesja e SHISH-it, te i njëjti prokuror Dumani, që ngre akuza në krye të detyrës. E nisi karrierën në Kosovë, te shërbimi informativ. Pasi e shkarkoi Kurti, kjo grua futet në një detyrë të bukur si këshilltare te kryeministri, pastaj emërohet në krye të SHISH-it.
Unë e kam lexuar si një trajektore që, pasi pati një histori dështimi në Kosovë, këtë histori erdhi dhe e katapultoi në Shqipëri, jo nga meritat, por me lidhjet e forta që kishte me qeverinë e Kosovës dhe Ramës sot. Kjo ishte e implikuar me struktura të errëta të shërbimit sekret të Beogradit, u përcoll pastaj me lehtësi, iu bënë dy dekrete presidenciale. Nuk është fortë zotësi dhe aftësi për të qenë në krye të shërbimeve sekrete, por një naivitet. Ideja është që kjo hyri në SHISH, një shërbim që ka historinë e vetë dhe figurat e veta kontroverse.
Rasti i kësaj e fut dhe e klasifikon në dy raste të veçanta në të gjithë botën, që arrestohen në krye të detyrës, një në Ruandë dhe një në Bosnje-Hercegovinë. Ne jemi rasti i tretë. Arrestohen në detyrë. Të çosh shefin e shërbimit inteligjent në ndjekje penale për dy akuza, si përkrahja e autorit të krimit dhe nxjerrja e sekretit hetimor i personit që ka detyrë ta ruaj atë, ky është vetëm një rast. Pyetja është sa herë mund ta ketë bërë këtë gjë me individë të tjerë. Kjo zonja, një herë në çdo javë, vinte te Dumani dhe pinin kafe te zyra e tij. Kishte për detyrë ta informonte për çdo lloj informacioni që kishte për grupet kriminale. Pastaj ajo informonte edhe Ministrinë e Mbrojtjes, bashkëvepronte me Shërbimin Informativ Ushtarak”, u shpreh Qyno./Dosja.al
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet e SPAK ndaj biznesmenit Ergys Agasi dhe...
pamjet GJIROKASTËR- Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku një zjarr me ...
Anila Hoxha TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK lidhur me Ergys Agasin e Vlora Hysenin. E ftuar në ...
LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën....
Anila Hoxha TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e Vlora Hysenit në pikën kufitare të Morin...
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 115-t&eu...
Arben Kola TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e hetimeve nga SPAK dhe BKH ndaj drejtoreshës së SHISH, V...
MORINË- Ish-Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni është ndaluar pranë pikës kufitare në Morinë, pasi SPAK i caktoi masë...
TIRANË- Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë përmendi masën e sigurisë ndaj drejtoresh&eum...
pamjet TIRANË- Qytetarët kanë dalë sërish këtë të martë në protesta kundër qeverisë Rama. Me fl...