Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor q&...
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor q&...
Dashi Dita premton të jetë e favorshme për ata që veprojnë me iniciativë dhe guxim. Në punë mund të merrni nj&eu...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...

Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë mes vendeve.
Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore.
Në maj 2025, Serbia regjistroi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, niveli më i lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim.
Pas saj renditej Maqedonia e Veriut, me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa, Mali i Zi, kishte 146 vizita.
Shqipëria regjistroi 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, me 134 vizita.
Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi i ChatGPT në rajon mbetet më i ulët. Gjermania regjistronte 274 vizita për 100 përdorues interneti, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Në Australi treguesi arrinte në 447 vizita, ndërsa në SHBA në 245.
Dallimet në përdorimin e iA-së kanë rëndësi edhe për ekonominë. Banka Botërore e konsideron inteligjencën artificiale një teknologji transformuese, me potencial për të rritur produktivitetin, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të ndryshuar mënyrën se si organizohet puna dhe ofrohen shërbimet.
Përdorimi i iA-së mund të ulë kohën dhe koston e kryerjes së një sërë procesesh, të ndihmojë bizneset në automatizimin e detyrave dhe analizën e të dhënave dhe të rrisë produktivitetin e punonjësve. Ndikimi pritet të shtrihet në sektorë të ndryshëm, nga arsimi dhe shërbimet te bujqësia dhe aktivitetet profesionale.
Për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku produktiviteti dhe konkurrueshmëria mbeten sfida afatgjata, përhapja më e shpejtë e teknologjive të iA-së mund të ndikojë edhe në aftësinë e bizneseve për të konkurruar me kompanitë e vendeve më të zhvilluara.
Por Banka Botërore paralajmëron se përfitimet nga iA-ja nuk shpërndahen automatikisht. Vendet që kanë infrastrukturë dixhitale më të dobët, më pak aftësi teknologjike dhe kapacitete më të kufizuara llogaritëse rrezikojnë të mbeten pas ekonomive që e përvetësojnë teknologjinë më shpejt.
Kostoja e aksesit në internet mbetet një nga pengesat kryesore në ekonomitë më të varfra. Sipas Bankës Botërore, në vendet me të ardhura të ulëta një paketë celulare prej 5 GB mund të kushtojë më shumë se 15% të buxhetit mesatar të një personi./ Monitor

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me akuzat ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hys...
Gazetari Xhemajl Rexha ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me dorëzimin e Vlora Hysenit. Rexha raportoi se Hyseni ka qenë gjat...
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet n&e...
Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ urdhër-arrestin e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Qyno k...
Altin Dumani, prokuror i SPAK, duket se nuk po përballet për herë të parë me një drejtues të Shërbimit Informativ të...
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Gjirit të Lalëzit. Flakët janë përhapur duke iu afruar ...
Detaje të reja janë zbardhur këtë mbrëmje pasi Vlora Hyseni u dorëzua tek autoritetet shqiptare në pikën kufitare të...
Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një inter...
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...
Sipas mjekut ligjor, Ioannis Aivatidis, i cili përfundoi ekzaminimin pasditen e së martës viktima (Penelope, 25 vjeçe) kishte marrë r...