115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Gjatë fjalës së tij në Vlorë, Berisha theksoi rëndësinë e rreth 50 mijë anëtarëve të PD-së, duke deklaruar se kontributi i tyre mbetet i domosdoshëm për aktivitetin politik të partisë.
VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita duhet të hyjë në një fazë të re të organizimit dhe funksionimit, duke kërkuar ripërtëritje të strukturave, modernizim të komunikimit dhe një qasje të re ndaj qytetarëve. Sipas tij, PD-ja tashmë ndodhet përballë një tjetër sfide dhe duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit të saj.
Gjatë fjalës së tij në Vlorë, Berisha theksoi rëndësinë e rreth 50 mijë anëtarëve të PD-së, duke deklaruar se kontributi i tyre mbetet i domosdoshëm për aktivitetin politik të partisë. Lideri i opozitës nënvizoi se komunikimi me qytetarët duhet të jetë në qendër të veprimtarisë së opozitës dhe se PD-ja duhet të fokusohet te vizioni për të ardhmen e vendit dhe jo vetëm te e shkuara e saj politike.
"A mundet ju, a mundemi ne ta përmbushim këtë rol, këtë detyrim? Po, ne përmbushëm edhe më të pamundurën. Kaluam një kalvar në të cilin jeni dëshmitarë, donin të na zhduknin, nuk na zhdukën dot. Ne qëndruam, për asnjë prej demokratëve, për asnjë interes personal, jo, përkundrazi, në atë kalvar secili prej atyre që qëndroi e kishte shumë herë më të lehtë rrugën tjetër. Por qëndroi si atdhetar. Qëndroi si njeri me ideale të veta. Qëndroi se besonte që Shqipëria duhej të kishte një opozitë sovrane, jo të kontrolluar nga qeveria, jo false, jo mashtrim për qytetarët. Dhe ne e realizuam këtë me gjithë përpjekjet më të papranueshme që u bënë. Por sot prapë jemi në këtë prag, në këtë ag. Ne duhet të përmbushim këtë rol, këtë mision. Për të përmbushur këtë mision, ne që qëndruam, ju që qëndruat të pamposhtur, ju jeni të pazëvendësueshëm, por nga secili nga ne, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje.
Kërkohet të bindim veten se me atë mënyrë funksionimi, me atë model që kemi praktikuar në qëndresë, në rezistencë, nuk do përmbushim dot rolin tonë. Kërkohet të studiojmë, të shohim cilat janë kapacitet dhe aftësitë tona të tjera. Dhe ato janë të forta, të fuqishme. Ato janë në radhë të parë një përpjekje e re e përbashkët për ta bërë PD-në një parti funksionale. Unë u përgëzoj ju për punën që keni bërë këtë me seksionet, me grupseksionet, pra jemi parti strukturash, por jemi parti strukturash në parti. Duhet të themi të vërtetën. Pse? Sepse vetë ne nuk u jemi përkushtuar në shkallën e duhur funksionimit të këtyre strukturave, modernizimit të këtyre strukturave. Pse unë thashë të pazëvendësueshëm? Po, PD nuk mundet kurrë të imagjinojë se 50 mijë anëtarët e saj tani nuk ka nevojë për ta, ka nevojë sot më shumë se kurrë për ta.
Por ka nevojë që secili prej tyre të pranojë të ripërtërijë veprimtarinë e tij, qëllimet e tij në raport me anëtarësinë, në raport me njëri-tjetrin, në raport me qytetarin. Ne do bëjmë gjithçka për modernizimin e partisë. Modernizimin e mesazhit, modernizimin e komunikimit, dixhitalizimin. Të gjitha këto me një qëllim kryesor, komunikimin me qytetarin. Aty është Thembra e Akilit. Aty është Toka e Anteut, aty është i gjithë problemi. Ne nuk shkojmë tek qytetari as për të mbrojtur të shkuarën tonë, ne shkojmë te qytetari për të paraqitur vizionin tonë për ripërtëritjen e Shqipërisë. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për ripërtëritje. Vetëm një Shqipëri që hyn në një proces tërësor ripërtëritje, do mund të shohë nga e ardhmja," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë ata që do ta shpëtojn&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një t...
foto ilustruese TIRANË- Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, kanë zhvilluar diskutime ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përg...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryemin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il ...
Vlora Hyseni, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me masën e 'arrestit shtëpiak' të vendosur ng...
SPAK DURRËS- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fraks...
Vlora Hyseni dhe Ilir Proda TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj...
Ergys Agasi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ergys Agasin, ...