115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Sipas burimeve, në tavolinë është një faturë që shkon deri në rreth 100 mijë euro, shumë që lidhet me prishjen e parakohshme të marrëveshjes mes palëve. Kjo është arsyeja kryesore që situata nuk është mbyllur ende dhe që largimi i Martinit nuk po shoqërohet menjëherë me zyrtarizimin e një trajneri të ri.

SHKODER - Kriza te Vllaznia nuk mbyllet me shkarkimin e Edi Martinit nga drejtimi i skuadrës. Përkundrazi, pas humbjes 0-2 ndaj Teutës, situata mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit ka hyrë në një fazë të tensionuar, ku tashmë në qendër është edhe çështja financiare e ndërprerjes së marrëveshjes.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se drejtuesit e Vllaznisë i kanë kërkuar Martinit ndërprerjen e bashkëpunimit, por trajneri nuk e ka pranuar largimin pa një zgjidhje financiare të kontratës.
Sipas të njëjtave burime, në tavolinë është një faturë që shkon deri në rreth 100 mijë euro, shumë që lidhet me prishjen e parakohshme të marrëveshjes mes palëve. Kjo është arsyeja kryesore që situata nuk është mbyllur ende dhe që largimi i Martinit nuk po shoqërohet menjëherë me zyrtarizimin e një trajneri të ri.
Martini u emërua trajner i Vllaznisë më 1 korrik 2025, duke nisur një eksperiencë që në sezonin e parë rezultoi me një kampionat të rregullt shumë konkurrues. Shkodranët e mbyllën sezonin 2025/26 me 60 pikë në 35 javë, pas 17 fitoreve, 9 barazimeve dhe 9 humbjeve, ndërsa më pas morën pjesë në “Final Four” të kampionatit.
Në Kupën e Shqipërisë, Vllaznia nën drejtimin e Martinit regjistroi 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ndërsa në Conference League fitoi dy ndeshje dhe humbi dy të tjera.
Por starti i sezonit të ri ka qenë krejt ndryshe. Në pesë javët e para të kampionatit, Vllaznia nuk ka marrë asnjë fitore. Ka regjistruar 2 barazime dhe 3 humbje, duke grumbulluar vetëm 2 pikë. Humbja e fundit, 0-2 në “Loro Boriçi” ndaj Teutës më 18 shtator, rezultoi edhe ndeshja e fundit e Martinit në stol.
Por problemet nuk janë vetëm sportive. Skuadra shkodrane ka qenë prej tre ditësh pushim dhe rikthehet nesër në stërvitje, ndërsa një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen në Shkodër.
Në mbrëmjen e djeshme, në një aktivitet ku ishin të pranishëm veteranë të klubit dhe pjesëtarë të skuadrës aktuale, Edi Martini nuk ka qenë i pranishëm. Një mungesë që vjen në një moment kur marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve janë të tensionuara dhe që shihet si një tjetër tregues i krisjes mes palëve. Ndërkohë, klubi ka nisur të mendojë edhe për pasuesin.
Zekirija Ramadani është një nga emrat e parë të diskutuar për stolin e Vllaznisë. Trajneri nga Shkupi ka drejtuar më herët Dritën e Kosovës dhe është një emër i njohur në futbollin rajonal.
Edhe ky opsion, megjithatë, nuk është i thjeshtë për momentin, pasi situata kontraktuale dhe juridike e Ramadanit me ish-klubin e tij nuk është mbyllur plotësisht. Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për gjetjen e një marrëveshjeje me Martinin dhe më pas për zyrtarizimin e trajnerit të ri.
FRANCE - Më 20 tetor, bota e futbollit do t'i ketë sytë e ngulur nga Parc des Princes. Për ndeshjen e tretë të fazës së...
ARGJENTINE - I lirë nga çdo kontratë që kur u largua nga Galatasaray këtë verë, Mauro Icardi bëri bujë në ...
KOSOVE - Kosova do të nisë aventurën e saj në edicionin e ri të Nations League këtë të enjte me ndeshjen ndaj Irland&e...
ANGLI - Disfata e pësuar ndaj Brighton (0-3) të shtunën nuk ndryshon asgjë: në mendjet e bordit të Arsenalit, Mikel Arteta mbete...
SPANJE - Pasi fitoi Kupën e Botës me Spanjën këtë verë dhe me një nisjeje të shkëlqyer të sezonit të ti...
ANGLI - Fillimi i sezonit për Manchester United po rezulton të jetë një makth. Me vetëm dy fitore në shtatë ndeshje zyrtare...
ANGLI - Roberto De Zerbi është gati të humbasë pozicionin e tij si trajner te Tottenham. Ky nuk është një shkarkim pë...
ITALI - Gjesti i disa tifozëve të Juventusit, të cilët kthyen shpinën gjatë minutës së heshtjes në kujtim të...
TIRANE - Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lojtari i Kombëtares, mbrojtësi Ivan Balliu, ka pësuar një dëmti...
SPANJE - Mourinho nuk e ka humbur besimin. Humbja në derbi, e dyta në La Liga këtë sezon, e lë Real Madridin gjashtë pikë p...