115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, përsëriti qëndrimin e bllokut evropian për mbështetjen për gjykatën dhe shtoi se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që njihen si Gjykata Speciale janë institucione të pavarura të drejtësisë që janë formuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.
Bashkimi Evropian tha se nuk komenton njoftimet apo planet, kur u pyet lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por një zëdhënës i bllokut tha se Brukseli do të vazhdojë mbështetjen për gjykatën me seli në Hagë.
Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, përsëriti qëndrimin e bllokut evropian për mbështetjen për gjykatën dhe shtoi se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që njihen si Gjykata Speciale janë institucione të pavarura të drejtësisë që janë formuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.
“Puna e tyre është e rëndësishme për të siguruar llogaridhënie, për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Dhe, siç kam theksuar edhe më parë këtu, personat e dënuar me aktgjykimin e shkallës së parë, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë. Aktgjykimi do të shqyrtohet nga gjyqtarë të pavarur të apelit, në një panel të veçantë të apelit të Dhomave të Specializuara. Por, mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, tha ai.
Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtetet e treta kontribuuese, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Një ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
PDK-ja tha se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 16 shtator, ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte. Të katërt, marrë së bashku, janë dënuar me 81 vjet burgim.
PDK-ja ka thënë se ndryshimet e propozuara në ligj nuk nënkuptojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë. Në dokumentin që e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Nisma ka gjetur përkrahjen e partisë politike, Aleanca, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do ta shqyrtojë kërkesën e PDK-së në aspektin juridik, përfshirë edhe përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe “efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara”.
Teksa nisma e PDK-së u dorëzua në Kuvend, në Kosovë çdo natë po mbahen protesta kundër vendimit të Speciales që nga akgjykimi i 16 shtatorit, ndërkaq është paralajmëruar edhe një marsh më 1 tetor nga platforma Liria ka Emër. Kjo platformë tha po ashtu se do të iniciohet edhe një peticion qytetarë, që do të dërgohet simbolikisht në Bruksel, Strasburg e Hagë.
Ndryshe, më 2015 deputetët e Kosovës votuan për të bërë ndryshimet kushtetuese që mundësuan krijimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë është brenda sistemit ligjor të Kosovës, por funksionon në Hagë me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë. Ajo heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-pjesëtarët e UÇK-së nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 1999. Deri më tani, gjykata ka shqiptuar disa aktgjykime dënuese për krime lufte dhe për raste të pengimit të drejtësisë./REL
zjarri në Delisuf të Novoselës VLORË- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar dit&e...
Zjarri në Fier FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha është registruar paditen e kësaj të marte në kodrat e...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos, ku një makin&...
Ambasada amerikane në Shqipëri TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka vënë theksin te forcimi i bashkëpu...
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 5-katësh në Ksamil, i cili rezulton i ndërtuar pa leje. Kontrollet e kry...
KOSOVË- Institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, në Serbi, ku dyshoh...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një makine ka...
foto ilustruese HAS- Një konflikt ka ndodhur mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, ku si pasojë një 17-vje&cc...
foto ilustruese TIRANA- Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se për rreth dy muaj ka përndje...
TIRANË- Arrestimi i Vlora Hysenit ditën e sotme ka sjell një skandal të ri në vend, e cila lidhet dhe me sigurinë kombëtare...