115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale 22 Shtator, 17:05 ...
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time! 22 Shtator, 12:42 ...
SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie' 22 Shtator, 08:31 ...
Duke folur për emigracionin dhe rënien e lindjeve, Berisha e cilësoi situatën demografike si një prej problemeve më të rënda të vendit.
VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për situatën demografike në vend, varfërinë dhe problematikat që lidhen me pronat. Duke folur për emigracionin dhe rënien e lindjeve, Berisha e cilësoi situatën demografike si një prej problemeve më të rënda të vendit.
Gjatë fjalës së tij në takimin në Vlorë, Kryedemokrati u ndal edhe te ekonomia, duke premtuar rritje të pagave dhe pensioneve kur PD të vijë pushtet. Një pjesë e fjalës së tij në Vlorë iu kushtua edhe çështjes së pronave dhe situatës së kadastrës. Berisha vuri në dukje se qyteti përballet me problematika të shumta në këtë drejtim.
"Bashkë mund të rreshtojmë me qindra akte kriminale, poshtërsira të këtij pushteti. Por njëra është më e rënda, njëra është ajo të cilës Vlorës, Shqipërisë, nuk ia ka bërë dot kush kurrë. Dhe ky është shoku demografik, goditja e tmerrshme demografike që morëm në 10 vite. Sot në Vlorë, sot në Shqipëri lindin aq fëmijë sa ç’lindin 100 vite më parë, kur ne ishim më pak se 1 milion. Nuk ka në këtë rrafsh, nuk ka regjim më antishqiptar, i huaj apo vendas, në të gjitha kohërat se regjimi i 10 viteve të fundit. Nuk ka! Nuk po ndalem te tregues të tjerë demografikë që kanë të bëjnë me ekzistencën tonë. Ndaj dhe në qoftë se ka një thirrje sot për çdo atdhetare dhe atdhetar të këtij vendi, që sheh me sytë e tij se si po shkrihemi dhe shuhemi, se si çdo vit rritet në mënyrën më të frikshme grupmosha e rritur e shqiptarëve, si pakësohen grupmoshat e reja, si në asnjë luftë tjetër, atëherë çdo njeri duhet të gjejë formën për të shumëfishuar energjitë e veta, përkushtimin e tij në funksion të atij qëllimi për të nxjerrë, për të larguar nga pushteti këtë regjim kriminal.
Ndaj dhe kjo ripërtëritje e jona kërkon para së gjithash të ulemi me çdo qytetar, të diskutojmë me ta me durim, me gjakftohtësi, me mirësjellje për këto probleme të mëdha. Nuk i kishte Shqipëria këto. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur dhe kjo është statistika e institutit të kësaj qeverie. Çdo vit, nga viti 2005 deri në vitin 2013, pati rritje të rrogave dhe pensioneve dhe arritëm nga thellësitë e varfërisë të dalim në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk po numërojmë gjëra të tjera, por këto ishin premisa shumë të mira. Arritëm të marrim rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Po sot? Sot nuk ka kolektivizim, por në mënyrë absolute janë qindra e mijëra familje shqiptare në të cilat mjerimi troket në atë sallë sa ç’trokiste dikur në kohën e hiperkolektivizimit.
Po pse? Se pensionet e tyre janë qesharake. Po sa janë këta? Po këta janë 700 mijë burra dhe gra. Po nuk ka turp më të madh mbi tokë, nuk ka krim më të shëmtuar se t’i lësh ata duke mos marrë dot ilaçet më shumë se të një jave ose të asnjë jave. Duke mos marrë dot ushqimet më shumë se të dy javëve. Dhe pse? Çfarë ndodhi? Absolutisht vetëm një shkak: vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Nuk kishte më shumë në vitin 2005-2013. Jo. Ne kishim taksat më të ulëta. Por ne patëm mundësi të dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Dhe sot në vend që të kishim edhe dy-tre herë më të larta ato, sot kemi zbritur të fundit në rajon për rroga dhe pensione. Takova tani në drekë një pensioniste demokrate. I thashë, pse paske ardhur?
Erdha nga Greqia, tha, se më kërkojnë të paraqitem njëherë në gjashtë muaj për të marrë pensionin, që jam gjallë. Por unë biletë harxhova pensionin. Shikoni çfarë cinizmi, çfarë diskonsiderate për njerëzit. Pra, Shqipëria ka nevojë urgjente për ripërtëritje. Dhe kjo ripërtëritje është absolutisht zotimi ynë solemn. Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet dhe mbidyfishojmë. Asnjë vend në Ballkan nuk ka pse të ketë rroga më të mëdha se ne. Ne kemi pasuritë më të mëdha. Asnjë vend në rajon nuk ka pasuritë natyrore që kemi ne. Jo. Nuk ka potencialet tona, asnjë. Absolutisht. E pse atëherë ata do paguhen më shumë? Problemi është se këto pasuri shndërrohen në mallkim për qytetarët, plaçkiten, vidhen.
Ndaj dhe ne kemi një projekt për zhvillimin. Tu bëj një pyetje vlonjateve, le të lexojnë, i garantoj se të paktën me dokumente, nga viti 1400 e gjer para një viti, nuk kanë qenë pa kadastër. Po, janë defteret osmane. Ku shkoi kadastra? Cila kuçedër e hëngër kadastrën? Ai ka vetëm një emër, ai quhet Edi Rama, për pronat e veta. Po, po! Sepse bëri gjithçka që të merrte toka, të cilat në asnjë metër katror nuk ishin të familjes së tij. Sepse hajduti i shpërfytyruar pretendon për pronat e Spiro Kolekës, burrit të shtetit, ministrit të Luftës të Vlorës dhe Sulejman Delvinës, ish-zyrtarit të lartë të Perandorisë Osmane, në një kohë kur krahu i tij kishte tre dhi e një gomar, me regjistër. Ndaj dhe këtu u ndryshuan 16 drejtorë, që nuk kishte ndodhur kurrë, dhe në fund e mori në Tiranë për të bërë atë që do të bëjë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita duhet të hyjë në një fazë të re t...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë ata që do ta shpëtojn&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një t...
foto ilustruese TIRANË- Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, kanë zhvilluar diskutime ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përg...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryemin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il ...
Vlora Hyseni, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me masën e 'arrestit shtëpiak' të vendosur ng...
SPAK DURRËS- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fraks...
Vlora Hyseni dhe Ilir Proda TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj...