LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027"/ Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri: Angazhim i fortë për vazhdimin e reformave në drejtësi

Me anë të një deklarate të përbashkët, delegacionet përshëndetën angazhimin politik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe hapjen e negociatave për të gjashtë grupkapitujt e acquis-së, si dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve.

22 Shtator 2026, 17:55 Nga E. D
"Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027"/ Komiteti
foto ilustruese

TIRANË- Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, kanë zhvilluar diskutime mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekonominë, turizmin, të drejtat themelore dhe bashkëpunimin rajonal. Me anë të një deklarate të përbashkët, delegacionet përshëndetën angazhimin politik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe hapjen e negociatave për të gjashtë grupkapitujt e acquis-së, si dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve.

Në fokus ishin edhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025, Raportit për Shtetin e së Drejtës 2026, Rezolutës së Parlamentit Evropian të 17 qershorit 2026 dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare. Eurodeputetët përmendën edhe rolin e Kuvendit dhe nevojën për bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës për çështjet që lidhen me Integrimin.

Vëmendje iu kushtua gjithashtu reformës në drejtësi, plotësimit të vakancave, uljes së backlogut gjyqësor dhe garantimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe SPAK-ut. Diskutimet përfshinë edhe mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve, zhvillimin e turizmit në përputhje me standardet mjedisore të BE-së, si dhe rolin e Shqipërisë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit.

Deklarata:

Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri adresuan rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE; shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm; të drejtat themelore dhe lirinë e medias, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Në veçanti, përshëndetëm angazhimin politik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, i cili është thelbësor për përparimin e vendit dhe pasqyron konsensusin e gjerë dhe të qëndrueshëm kombëtar, të mbështetur nga qytetarët dhe partitë politike.

Anëtarët e të dy delegacioneve përshëndetën gjithashtu hapjen me sukses nga Shqipëria, në një periudhë rekord, të negociatave për të gjashtë grupkapitujt e acquis-së së BE-së, si dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve negociues.

Në mënyrë të veçantë, evidentuam ambicien e vendit për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, duke pasur parasysh synimin strategjik për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Diskutimet tona u përqendruan tek përfundimet e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025 dhe të Raportit të vitit 2026 për Shtetin e së Drejtës, në Rezolutën e Parlamentit Evropian të 17 qershorit 2026, e cila gëzoi mbështetje të gjerë nga eurodeputetët, si dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare.

Nxisim institucionet shqiptare të zbatojnë rekomandimet e parashtruara në këto dokumente, për të ruajtur momentumin ndërsa vendi i afrohet arritjes historike të anëtarësimit të plotë në BE.

Diskutimet tona u përqendruan në rolin aktiv dhe të pazëvendësueshëm të Kuvendit të Shqipërisë në përpjekjet e vendit për anëtarësimin në BE. Anëtarët e Parlamentit Evropian inkurajuan fort si shumicën, ashtu edhe opozitën – duke respektuar plotësisht diversitetin e qëndrimeve politike – që të vijojnë të investojnë në forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë për këtë çështje me interes kombëtar. Gjithashtu folëm për Forumin e Qytetarëve, që u zhvillua në Tiranë më 19 dhe 20 shtator dhe mblodhi 50 qytetarë për të diskutuar mbi përfitimet dhe sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe mbi përfshirjen e qytetarëve në këtë proces. Marrim në konsideratë rekomandimet për të cilat ata ranë dakord.

U vlerësua përafrimi i plotë i Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në reagimin e saj ndaj sfidave globale, përfshirë vendosjen e sanksioneve dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare.

Diskutimet u përqendruan më tej në zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, e cila ka forcuar pavarësinë, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor, si dhe ka kontribuar në përmirësimin e shtetit të së drejtës në vend. Diskutuam nevojën për plotësimin e vendeve vakante në sistemin gjyqësor dhe reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura, si dhe rëndësinë e shmangies së çdo ndërhyrjeje politike në emërimet dhe ngritjet në detyrë në sistemin gjyqësor, duke respektuar standardet ndërkombëtare për të garantuar një gjyqësor plotësisht të pavarur dhe efikas.

Diskutuam rezultatet e arritura nga strukturat e posaçme kundër korrupsionit, përfshirë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe bëmë thirrje për qëndrueshmërinë e pavarësisë së tyre.

Ramë dakord për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit të medias në vend, përfshirë mbrojtjen e gazetarëve nga presionet politike dhe ekonomike, pasi këto janë thelbësore për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Diskutuam – edhe gjatë vizitës në Vlorë dhe Zvërnec – zhvillimin pozitiv të sektorit të turizmit në Shqipëri, si një faktor kyç që nxit zhvillimin ekonomik, duke mbajtur parasysh detyrimin e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj mjedisor me acquis-në e BE-së (Kapitulli i 27-të), veçanërisht për sa u përket zonave të mbrojtura me vlerë të njohur ekologjike.

Lidershipi i Shqipërisë dhe ndikimi i saj pozitiv në stabilitetin rajonal, si dhe angazhimi për nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, ishte një temë e rëndësishme e diskutimeve tona. Gjithashtu, analizuam angazhimin proaktiv të Shqipërisë në nismat e bashkëpunimit rajonal, si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit, të cilat përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Mbledhja e ardhshme e 23-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri do të zhvillohet në Parlamentin Evropian, në pranverën e ardhshme./Dosja.al

komiteti parlamentar i stabilizim-asociimit be–shqipëri

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit

Gazment Bardhi: Parlamenti refuzon funksionet kushtetuese

Komiteti i Stabilizim Asociimit/Ambasadorja e BE-së në Tiranë:Reformat duhet të zbatohen në praktikë

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Balla: Integrimi europian është proces kombëtar

“PS dhe PD të punojnë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

“Qeveria juaj ka dështuar”/ Përplasje mes Ramës dhe shqiptarit në Michigan

Berisha: Parelarësi, mashtruesi dhe falsifikatori Altin Dumani, drejtësia vonon, por nuk harron

Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën

Berisha: SPAK është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës

Berisha: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës

I dyshuar për pastrim parash, paraqitet në SPAK Igli Tare

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë