Për të shtatën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së e gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për katërshen e UÇK-së.
Protesta e sotme nisi me betimin e ushtarit të UÇK-së, që u lexua nga tenori dhe veterani i luftës, Rame Lahaj. Në fjalën e tij, Lahaj bëri thirrje për unitet dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu bashkuar mesazheve të protestuesve për drejtësi dhe për mbrojtjen e trashëgimisë së luftës çlirimtare.
Në fjalimin e tij sonte, një prej organizatorëve, Çlirim Haziri theksoi se protesta në mbështetje të UÇK-së ka hyrë në javën e dytë dhe se pjesëmarrësit nuk janë lodhur dhe nuk do të tërhiqen. Ai e lidhi protestën me 28-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke thënë se shtatë ditë protestë janë pak përballë sakrificës së dëshmorëve.
Ai ka thënë se protesta nuk është për parti politike, por për një kauzë dhe kundërshtim të asaj që protestuesit e konsiderojnë përpjekje për njollosjen e luftës së UÇK-së. Haziri përmendi edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të dorëzuar në Kuvend, duke kërkuar përgjigje nga institucionet.
Në fund, ai paralajmëroi se protesta do të vazhdojë dhe kërkoi që në ditët në vijim t’i bashkohen edhe më shumë qytetarë. Ai përsëriti thirrjen “Jo në emrin tim!”, duke përmbyllur fjalimin me thirrjet për lavdi dëshmorëve dhe UÇK-së.
Edhe
Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur ditëve të kaluara edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.
Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

-
Në Vjenë protestohet kundër vendimit të Speciales, kërkohet liri për katërshen e UÇK-së
-
Organizatorët: Nuk na ka bashkuar partia – na ka bashkuar UÇK-ja
-
“Jo në emrin tim”, mijëra qytetarë në natën e tretë rresht kundërshtojnë vendimin e Speciales
-
“Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar