Artikull i përditësuar (07:55) - Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, pas një inteviste dhe marrjes në pyetje në kufi.
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, është arrestuar të martën mbrëma nga Maqedonia e Veriut në bazë të një urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet serbe.
Në një postim në profilin e tij në Facebook është thënë se Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit për faktin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, thuhet në postimin e tij.
Edhe
Bajram Bajrami lirohet nga autoritet kroate, ishte ndaluar me urdhërarrest të Serbisë
Para dy vjetësh, edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani, qe arrestuar në Maqedoni me urdhërarrest të Serbisë. Ishte liruar me kusht.
E gjatë ditës së sotme, një ish-pjesëtar i UÇK-së, Bajrami Bajrami, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar nga Kroacia me urdhërarrest të Serbisë, u lirua.